Shahin Dervishaj: Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shahin Dervishaj, biznesmeni i suksesshëm nga Drenica që ka ndërtuar një perandori biznesi në Gjermani, është në qendër të vëmendjes si një ndër kandidatët më të mundshëm për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një video.
Përmes faqës zyrtare të tij ka thënë se çdo votë e juaja për numrin 77, është një hap përpara drejtë një Kosove të cilën e meriton gjithësecili nga ju.
“Ka ardhur Koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë! Çdo votë e juaja për numrin 77, është një hap përpara drejtë një Kosove të cilën e meriton gjithësecili nga ju. Mos harroni me 9 shkurt”, ka shkruar Dervishaj.