Sfidë e frikshme për Presidentin: Kundërshtarët e Erdoganit janë bërë bashkë

Sfidë e frikshme për Presidentin: Kundërshtarët e Erdoganit janë bërë bashkë

Njeriu i fortë i Turqisë mund të mos jetë aq i fortë sa t’i bëj ballë zgjedhjeve të parakohshme që i donte

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, figura dominonte në jetën politike në Turqi në 15 vitet e fundit, e shokoi vendin e tij këtë javë duke i afruar zgjedhjet presidenciale nga nëntori i 2019-s më 24 qershor të këtij viti. Erdogani shpreson të kompletojë transformimin e sistemit qeverisës nga parlamentar në presidencial, dhe ia doli të kapte në befasi opozitën.

Por, kundërshtarët e tij kanë lëvizur shpejt, duke shfaqur energji të freskëta dhe një të menduar krejt strategjik. Erdogani tash do të përballet me mundësinë shumë reale të një humbjeje demokratike. “Sillni ato zgjedhje,” tha folësi i Partisë Popullore Republikane [CHP] të qendrës së majtë publikisht për zgjedhjet që po vijnë.

Erdogani dhe partia e tij për Zhvillim dhe Drejtësi [AKP] janë të fortë por jo aq të pushtetshëm në një Turqi shumë të polarizuar. Një sondazh nga gazeta e majtë Soczu tregoi se Erdogani i ka 43,5% të votave, duke mos pasur shumicën që i duhet për të fituar votën presidenciale në rundin e parë. Pra, më pak se në zgjedhjet e 2014-s kur i kishte 51,8%.

Tajmingu i zgjedhjeve, më pak se dy javë pas pushimeve të Ramazanit, iu jep organizatorëve kohë të vogël që t’i vendosin procedurat votuese anë e mbanë vendit. Kandidatët do ta kenë shumë të zorshme edhe që t’i mbajnë fushatat e tyre. “Nuk mund ët organizosh as dasmë më 24 qershor,” shkroi një gazetar në Twitter.

Por kundërshtarët e Erdoganit janë përgjigjur duke e formuar një aleancë të paparashikueshme kundër presidentit aktual të qendërzuar në dy kandidatë potencialë: Meral Aksener, lideri karizmatik i partisë së formuar rishtas Iyi Party, dhe ish presidentit Abdullah Gul. Mbetet e paqartë se cili kandidat presidencial do të kandidojë.

Të dielën, 15 nga 131 anëtarët e CHP-së në parlament e ndërruan kahun duke u bërë me Iyi-n [që në turqisht dtth “mirë”], duke i dhënë një bllok mjaftueshëm të madh që të kalojë rregullat që do ta ndalonin partinë dhe Aksenerin – një ish profesor historie dhe nacionalist i fortë që ka qenë kritik ndaj masave të Turqisë kundër shtypit dhe disidentëve nën Erdoganin – nga garimi për zyren presidenciale.

Të hënën, drejtuesi i CHP-së Kemal Kilicdaroglu u takua me kundërshtarin e tij ideologjik, liderin e partisë islamiste Felicity Party, për të fituar mbështetjen për një aleancë. Të martën, Kilicdaroglu u takua edhe me Gulin, që një kohë ishte nën Erdoganin.

“Demokracia është për secilin,” tha Engin Altay i CHP-së, sipas medieve lokale. “Për atë arsye, 15 deputetë u dorëhoqën nga partia jonë dhe u bashkuan me Partinë Iyi  – jo me një qëllim politik por me një qëllim demokratik: që demokracia të fitojë.”

Erdogani dhe aleatët e tij në politikë dhe në shtyp i kanë tallur manovrat e opozitës. Të mërkurën, Erdogani e nxiti Kilicdaroglun që të garonte vetë për president, duke e sfiduar me guxim. Por thirrja e papritur e Erdoganit për zgjedhje të hershme i ka bërë kundërshtarët e tij që të nuhasin dobësi te ai. Ai në vazhdimësi përgjatë viteve i ka rezistuar thirrjeve të opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Ky ndryshim vjen në kohën kur Turqia po përballet me vështirësi ekonomike. Lira turke ka rënë dhe inflacioni është në rritje, duke e rrënuar besimin e investitorëve dhe duke e detyruar Turqinë që të ngriste ratat e interesit. Të mërkurën, duke u përballur me presion, Banka Qëndrore i ngriti ratat e interesit për 75 pikë. Kjo lëvizje do t’ia rris vlerën lirës por do të lëndojë sektorin e patundshmërive të Turqisë, dhe do ta vë në vështirësi të mëtejme, klasën e mesme të ulët të urbanizuar së fundi që jeton me anë të kredive të buta. Këto përbëjnë shtyllat e pushtetit të AKP-së dhe Erdoganit.

“Motivimi kryesor për emergjencën e zgjedhjeve të hreshme është në të vërtetë i lidhur me të ardhmen e ekonomisë,” tha Sinan Ulgen, një specialist Turk në Carnegie Endowment për Foreign Policy. “Mendoj se ka një pranim brenda qeverisë se ekonomia po futet në një periudhë shumë të vështirë. Duket qartë, se kjo vështirësi do ta ulë ndjeshëm popullaritetin e Erdoganit.”

Për më tepër, një prej bankave më të mëdha turke, Halkbank, është subjekt i gjobave të mëdha nga ShBA-të për thyerjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit në një rast të ndyrë. Më 7 maj, gjykatësit do të japin dënimin për ish-drejtorin e përgjithshëm të bankës tashmë i dënuar në janar për thyerjen e ligjeve të ShBA-së. Dënimet kundër bankës shtetërore mund ta dëmtojnë më tej ekonominë duke i zbehur investitorët dhe padyshim se do ta lëndojnë reputacionin e Erdoganit.

“Pikëpamja e Departamentit të Thesarit do të jetë: Ky është një shans për të dërguar një mesazh masiv drejt rregullatorëve financiar të Turqisë, bankave turke dhe bankave jashtë Turqisë,” tha Richard Nephew, ish specialist i dënimeve në Departamentin e Shtetit që tashmë ligjëron në Columbia University.

Ndërrimi i beftë i tablosë politike në Turqi mund të ketë sjellë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Iyi është një degë e Partisë Nacionaliste, e cila është partner i AKP-së. Emergjenca e partisë së re dhe momentumi i dukshëm kërcënojnë të tërheqin mbështetës nga MHP-ja shkaku i relacionit dashamirës të liderit të partisë Devlet Bahceli me Erdoganin. Zgjedhjet e hershme mund t’i vënë një digë votave që rrjedhin nga partia aleate e presidentit.

Erdogani dhe mbështetësit e tij, nga ana e tyre, e kanë përmendur pasigurinë rajonale dhe krizën në Siri si justifikime të thirrjes për zgjedhjet e hershme. Një qeveri e re e formuar shpejt, thonë ata, do të ishte më e gatshme që të bënte zgjedhje të vështira në politikën e jashtme pa u brengosur për pasojat politike. “Duhet të heqim çështjen e zgjedhjeve nga agjenda e vendit sa më parë që të jetë e mundur,” tha Erdogani javën e kaluar, një ditë pasi që Bahceli bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme në atë që u pa qartë se ishte një lëvizje koreografike.

“Kishte çdo shans që zgjedhjet të mbaheshin më 2018, shkaku i Sirisë dhe lëndueshmërive ekonomik e politike që e cënojnë AKP-në,” tha Ziya Meral, një hulumtues. “Edhe brenda partisë së Erdoganit, nuk është gjithçka në rregull. Edhe zgjedhësit e tyre kanë pyetje se në çfarë drejtimi po shkon vendi.”

Por më befasuese se data e zgjedhjeve ka qenë përgjigjja e opozitës. Pak prisnin që Kilicdaroglu, të dilte me një sfidë strategjike ndaj Erdoganit, megjithëse në muajt e fundit ai ka shfaqur një kreativitet të befasishëm, duke e drejtuar një marsh të profilit të lartë nga Ankara-ja për në Stamboll për të sfiduar orientimin e vendit kah autoritarizmi.

Suksesi i strategjisë së Kilicdaroglut së fundi mund të realizohet edhe nga kurdët e Turqisë. Kundërshtarët më të palëkundur të Erdoganit, pra kurdët, kanë reaguar negativisht në lidhje me kandidaturën e Aksenerit: ai ka shërbyer shkurtimisht si ministër i brendshëm gjatë viteve ’90, një kohë kur po ndodhte një luftë e ndyrë kundër kurdëve dhe të majtëve. “Rrënjët tona nuk do të votojnë për të [Aksenerin],” tha Sezai Temelli, i Partisë Kurde. Por, ata e kanë cilësuar Gul-in si një politikan që meriton respekt.

Kurdët kanë qenë për kohë të gjatë të ndarë në simpatitë e tyre mes islamizmit dhe të majtës së përfaqësuar nga HDP-ja. Felicity Party së fundi është përpjekur të marrë vota nga kurdët në nivel lokal dhe ka arritur paksa sukses; një gjë të cilën partitë e tjera opozitare duhet ta kenë në konsideratë.

Historia e tensionuar nënvizon kontradiktat e pakapërcyeshme në dukje që i kanë përçarë kundërshtarët e Erdoganit dhe të cilat kontradikta po i shërbejnë atij. Por nëse aleanca e udhëhequr nga CHP-ja arrin që t’i tërheqë kurdët pas vetes, do të bëjnë kësisoj një sfidë të jashtëzakonshme kundër Erdoganit dhe AKP-së. Tashmë ka thirrje për opozitën që t’i lë anash dekadat e paragjykimeve dhe mosbesimit që të bëhen bashkë kundër Erdoganit.

Një fushatë e tillë do të përbëj një sfidë të frikshme. AKP-ja kontrollon shumicën e medieve. Erdogani ka bërë fushatë qe një vit. Ai e ka ristrukturuar AKP-në, duke i larguar politikanët që i shihte si të dobët apo si jokompetentë. Së fundi ai po përpiqet që të kufizojë asamblenë publike. Por për opozitën ka shpresë.

“Për herë të parë, ne e shohim CHP-në derisa e shfaq një strategji të mençur dhe derisa sakrifikon për të mirën e demokracisë turke,” tha Meral. “Kjo e kapi në befasi AKP-në. AKP-ja gjithmonë llogariste në faktin që pavarësisht çka bënin, do të kishin një numër të madh votash dhe opozita do të mbetej e ndarë pa i sfiduar seriozisht.”

Foreign Policy | Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: