Sevilla ofron 20 milionë euro për Andre Silvan

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi portugez ka pasur një vit për t’u harruar me skuadrën e Milanit.

Pas Nikola Kaliniq, Milani po mendon ta shesë edhe Andre Silvan.

Portugezi që u transferua me shumë bujë një vit më parë te rossonerët për 40 milionë euro nga Porto, nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij.

Te Milani nuk duan të presin më dhe kanë vendosur ta shesin ndoshta edhe për gjysmë çmimi më pak sesa që e kishin blerë sezonin e shkuar.

Marca shkruan që Sevilla ka ofruar 20 milionë euro për reprezentuesin portugez, ofertë kjo që është duke u shqyrtuar nga drejtuesit e Milanit.

Madje raportohet se Milani tashmë ka hequr nga dyqanet e veta zyrtare fanellën me numrin 69 të Silvas, gjë që konfirmon më shumë raportimet për largimin e tij nga Italia.

 

Shpërndaje në: