Serwer: Sjellja e Kurtit nuk pritet mirë nga Uashingtoni
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka folur në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, profesori amerikan tha se sjellja e Kurtit nuk pritet mirë në Uashington.
“Ata mendojnë që se ai duhet të konsultohet për gjithçka. Madje janë mësuar që kryeministrat e Kosovës të ndjekin shumë udhëzime nga Uashingtoni dhe ta them të vërtetën, sjellja e Kurtit nuk pranohet mirë prej tyre” – tha ai për REL.
Tutje, Serwer vlerësoi se ka ardhur koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën.
“Mendoj se është koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën, të shihet se çfarë mund të bëhet për të siguruar më shumë mbështetje prej tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Unë nuk do të bëja kompromis fare për këto, por do t’i thoja Uashingtonit “epo mirë, çfarë të duhet? Na trego çfarë të duhet dhe ne do të shohim se çfarë do të bëjmë”. Çdo vend i vogël ka nevojë për aleancë për të mbijetuar dhe lulëzuar, nuk ka dyshim për këtë. Si mbijeton Luksemburgu, si mbijeton Belgjika, si mbijeton Holanda? Ato mbijeton sepse janë në një sistem miqësh dhe aleatësh, që u mundëson të mbijetojnë dhe lulëzojnë” – tha Serwer.