Sermaxhaj i ndan rrugët me Drenicën
Trajneri Sami Sermaxhaj nuk do të vazhdoj të jetë trajner i Drenicës edhe për sezonin e ardhshëm.
Skuadra nga Skenderaj ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit.
Ky është njoftimi i tyre:
Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin!
Skenderaj – 07.06.2021
Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.
Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen.
Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm.