Serie A kërkon që stadiumet të hapen me 100 për qind të kapacitetit

Serie A kërkon që stadiumet të hapen me 100 për qind të kapacitetit

Liga elitare e futbollit italian, Serie A, ka bërë kërkesë që me fillimin e sezonit të ri të hapen edhe stadiumet.

Në vende të ndryshme të Evropës, stadiumet kanë filluar të hapen, por jo me kapacitetin e tyre të plotë.

Presidenti i Serie A, Dal Pino, ka bërë kërkesë te qeveria italiane që të hapen stadiumet në 100% të kapacitetit të tyre, transmeton Periskopi.

“Konfirmojmë kërkesën që të kemi 100 për qind të kapacitetit të stadiumeve”, ka thënë Paolo Dal Pino, bën të ditur ‘Calciomercato’.

Kjo kërkesë është bërë sot, në bashkëpunim mes Lega Serie A dhe FIGC. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e qeverisë italiane. /Periskopi/

Shpërndaje në: