Serena Williams ka modeluar fustanin i cili i rri mirë çdo figure femërore
Tenistja e famshme Serena Williams ka hyrë në ujërat e dizajnimit dhe ka modeluar fustanin i cili do të gëzojë shumë femra
Serena Williams, krahas karrierës së suksesshme prej tenisteje, ka vendosur të provohet në botën e modës.
Tani ka modeluar fustanin të cilin në rrjetet shoqërore e ka përshkruar si fustanin i cili u rri mirë çdo trupi femëror.
Fustani i kuq me prerje V është i mbështjellë përreth trupit dhe i rri mirë çdo femre të cilësdo linje trupore, gjë që tenistja ka treguar në profilin e saj në Instagram.
– Të gjithë jemi të ndryshëm me karakteristika dhe karaktere të ndryshme. Është mënyra që të tregohet fustani për çdo trup, ka thënë Serena në videon promovuese.