Serbia ‘pushton’ Ballkanin përmes futbollit, Andin Lokaj ngrit alarmin e motivit të errët të Vuçiqit

Serbia ‘pushton’ Ballkanin përmes futbollit, Andin Lokaj ngrit alarmin e motivit të errët të Vuçiqit

Skandali i fundit që ka shpërthyer në Serbi është ai me të drejtat televizive të Premier Leagues.

Telekom Serbia, e cila kontrollohet nga qeveria serbe, ka blerë të drejtat televizive të Premier Leagues për një shumë absolutisht drithëruese prej 600 milionë eurove për gjashtë sezonet e ardhshme.

Në atë që po raportohet si një marrëveshje tejet e çuditshme, burime të afërt me marrëveshjen kanë thënë se Premier League Angleze nuk ka qenë e gatshme të pranojë garancione bankare, me Telekomin e Serbisë që është detyruar të paguajë 200 milionë euro avanc, transmeton Periskopi.

Në atë që po përshkruhet nga ekspertët si marrëveshje kundër çdo logjikeje ekonomike, është e qartë se kjo shumë e paguar ka motive politike prapa.

Ekspertët ekonomik potencojnë se Vuçiq po e shfrytëzon Telekomin për ta shtrirë influencën në Ballkanin Perëndimor, teksa pritet që Komisioni Evropian të reagojë.

Fundja, vendet si Gjermania, Austria dhe Zvicra kanë paguar vetëm 25 milionë euro për sezon për të këto të drejtat, për të cilat Serbia ka paguar 100 milionë për sezon.

E opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj është poashtu i bindur se kjo marrëveshje më së paku ka motive sportive.

“600 milionë për 6 sezona, këtu ekonomi nuk ka, por ndikim direkt politik të cilin Vuçiq dëshiron të shtrijë në ish-Republikat jugosllave dhe në rajon, dhe këtë mund ta bëjë vetëm përmes futbollit dhe një top lige siç është Premier League,” ka thënë Lokaj për Redaksinë e Sportit të Periskopit.

“Me 600 milionë euro për 6 sezona të cilat i ka paguar Telekomi i tyre për të drejtat e PL në kanalin sportiv ‘Arena’ që thuhet se kontrollohet nga Vuçiq, konkurrenca është eleminuar menjëherë, ngase askush nuk mund ta përballojë një shumë kaq te madhe dhe jo vetëm në Ballkan, as që bëhet fjalë, por kjo shumë e paguar tejkalon edhe pagesën për PL në Austri dhe Gjermani,

“Krejt çla mbetet të shihet në vazhdim është reagimi i komisionit evropian i cili njihet për përballjet me ekonomi të dyshimta.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: