Serbia – Një autokraci e bekuar nga BE-ja dhe Rusia

Serbia – Një autokraci e bekuar nga BE-ja dhe Rusia

Ka kaluar më shumë se një javë që prej kur mijëra të rinj dolën në rrugët e qyteteve kryesore për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, përderisa zyrtarët e Bashkimit Evropian të kënaqur e nxitimthi e uruan fituesin, kryeministrin e bërë president, Aleksandar Vuçiq, duke e përshëndetur si “faktor stabiliteti në Ballkan” dhe si garanci për rrugën pro-evropiane.

Ndonëse nuk ka asgjë evropiane tek kryeministri aq i konsumuar nga nevoja për pushtet, i cili thjesht vendosi t’i pushtojë dhe kontrollojë jo një, por dy ulëset më të rëndësishme në politikën serbe. Nuk kishte asgjë evropiane në fushatën zgjedhore e cila u reduktua në “show” të një njeriu dhe në një garë në të cilën të gjithë të tjerët do të humbnin. Java paszgjedhore filloi me 30,000 njerëz në rrugët e Beogradit, dhe mijëra protestues në Novi Pazar, Kragujevc dhe në qytetet tjera të mëdha anëmbanë Serbisë.Mesazhi i tyre ishte i qartë – ne nuk i pranojmë rezultatet zgjedhore sepse vetë zgjedhjet ishin jolegjitime.Shumica e mediave ose i injoruan këto ngjarje, ose i etiketuan protestuaesit si “rini vandale, huliganë, të varur nga droga e të dehur.”Duket sikur déjà vu e dhimbshme e protestave të studentëve që u zhvilluan gjatë dimrit të ftohtë, nga nëntori i vitit 1996 deri në shkurt 1997, ku një dëshpërim i ngjashëm për shkak të një procesi zgjedhor të kurdisur i nxori në rrugë mijëra qytetarë e studentë.Por, dallimi më i dhimbshëm është se në të ’90-at bota i shihte këta të rinjë me admirim.Në 2017-ën, ata kanë mbetur vetëm, përderisa autokrati i tyre njihet nga udhëheqësit përëndimorë për demokracinë, progresin, dhe stabilitetin që e sjellë në Ballkan.Çka ndryshoi dhe si arriti Aleksandër Vuçiq t’ia dalë aty ku ish-shefi i tij Sllobodan Millosheviq nuk kishte mundur?

Kush është njeriu më i pushtetshëm në Serbi?

E kaluara e errët.Aleksandar Vuçiq u lind më 1970 në Beograd. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit.Për një kohë të shkurtër punoi si gazetar. Karriera e tij politike filloi në vitet’90, kur u bë asistent dhe nxënës i Vojisllav Sheshelit, liderit të subjektit nga e djathta ekstreme ultranacionaliste, Partisë Radikale Serbe. Vuçiqifilloitë bëjë famë si mbështetës i zëshëm i luftës në Bosnjë, duke deklaruar në një rast se “për çdo ushtar serb të vrarë, ne duhet t’i vrasim 100 myslimanë”. Kulmi i karrierës së tij në vitet ’90 u arrit në momentin kur u bë Ministër i Informimit. Nën udhëheqjen e tij, Ministria e Informimit i shtypi dhunshëm ato pak media të pavarura që kundështonin politikën e regjimit te presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Transformimi.Pas Revolucionit Demokratik në tetorin e vitit 2000, Partia Radikale Serbe së bashku me Vuçiqin mbetën në opozitë.Në vitin 2003 udhëheqësi i partisë Vojisllav Sheshel u dorëzua vullnetarisht në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinënë Hagë, në mënyrë që të gjykohej për spastrim etnik në Bosnjë dhe Kroaci. Stafeta e liderit iu dha Tomislav Nikoliqit, me Vuçiqin si njeriun e dytë në parti. Duke e kuptuar se Partia Radikale Serbe u bë e papërdorshme në skenën politike pas vitit 2000, me anëtarë të frustruar që ndjeheshin sikur kishin mbetur pa udhëheqës me Nikoliqin që ishte thjesht zëvendësim i Sheshelit, gjykimi i së cilit u zvarrit mbi një dekadë, Vuçiqi e ndjeu nevojën se duhej t’indryshonte dhe modernizonte qëndrimet dhe synimet e tij politike nëse donte që të mbetej i rëndësishëm. Kështu u lind Partia Progresive Serbe në vitin 2008. Si pa të keq, Vuçiqi filloi t’i promovonte vlerat demokratike liberale dhe ta mbështeste anëtarësimin në BE.

Dështimet e armikut dhe besnikëria e miqve të vjetër.Falë boshllëkut që linte Partia Demokratike në pushtet e udhëhequr nga Boris Tadiq, Partia Progresive Serbe zuri të fitojë popullaritet. Privatizimet e dyshimta të tokave shtetërore, korrupsioni, partitokracia dhe nepotizmi, si dhe kompromiset politike që bënte partia në pushtet bashkë me Partinë Socialiste të Serbisë,që dikur udhëhiqej nga i ndjeri Sllobodan Millosheviq, bënë që një numër në rritje i mbështetësve demokratë të frustruar të largohen dhe mos ta mbështesin më atë. Duke u ballafaquar me rritje të kërkesave nga Bashkimi Evropian, sidomos në lidhje me statusin e Kosovës, Boris Tadiq u gjend në mes të dy zjarreve: në mes të asaj që duhej bërë dhe asaj qëprisnin votuesit. Aleksandër Vuçiqi dinte si ta kapitalizonte këtë mundësi, edhepse ende zyrtarisht vepronte nga plani i dytë duke ia lënë qendrën e vëmendjes Tomisllav Nikoliqit.

Nëvitin 2012 kur zgjedhjet parlamentare filluan, udhëheqësi i Partisë Demokratike, Boris Tadiq kishte mjaft vetëbesim dhe synonte ta konsolidonte pushtetin.Partia Progresive Serbe e fitoi shumicën, gjë që edhe pritej.Partia Socialiste Serbe, një shembull tjetër i fantazmës nga’90-at që u rigjenerua për skenën politike pas vitit 2000, kishte pushtet të mjaftueshëm për të formuar koalicion me demokratët; në këtë mënyrë, Partia Socialiste Serbe dot’ia mundësonte mbijetesën qeverisë ekzistuese – dhe demokratët ishin mjaft të bindur se kjo gjë do të ndodhte. Mirëpo, pasi që Tomisllav Nikoliqi i fitoi zgjedhjet presidenciale kundër Boris Tadiqit, socialistët iu drejtuan progresivëve dhe bënë marrëveshje – vitet ’90  mund të përsëriteshin sërish. Këtë herë për shkak të mësimeve të marra, i zbutënca qëndrime.Kështu, duart e të gjithëve dukeshin të pastra në sy të ligjit, por mënyra se si qeverisnin kishte pak dallim ngaperiudha e errët e viteve ’90.

Përmbyllja e ciklit

Pas ardhjes në pushtet, progresivët përfunduan me efektivitet atë që demokratët kishin nisur. Partia Progresive ishteçdokund – në Parlament, Qeveri, zyrat qeveritare, institucione, universitete, institucione shëndetësore; duke e fryrëkështu sektorin e shërbimeve publike që po ngufatej nga pesha e punësimit ndër dekada të anëtarëve besnikë të partisë. Për një qytetar mesatar serb, punësimi përmes referencave arsimore dhe punës me djersëështë sikur ta fitosh llotarinë – dihet që ndodhë, por ndodhë rrallë. Në anën tjetër, anëtarësimi në partitëe koalicionit qeverisës dhe besnikëria ndaj liderit të partisë ishin mënyrat se si arrihej tek puna, ngritja në detyrë dhe te një rrogë gjysmë e kënaqshme.Natyrisht, me kalimin e viteve, në sektorin publik që ishte stërmbushur me pozita të shpikura burokratike që ishin krijuar thjesht për të zbutur urinë e vartësve, madje edhe për punët me pagën më tëmjerueshme(si puna e rojës së portës) ishte e nënkuptueshme se kërkohej libreza e anëtarësisë.

Rrjedhimisht, nuk ishte befasuese që Serbia të deklarohej lider botëror sa i përket emigrimit të kuadrove më të përgatitura dhe intelegjente. Gjatë viteve të fundit, fluska nënumrine profesionistëve shëndetësorë që shkonin në Gjermani paraqiste një dozë speciale të ironisë së hidhur – duke e pasur parasysh se sistemi shëndetësor serb ka problem me mungesë tëinfermierëve, mjekëve dhe specialistëve, të cilët punojnë për rroga 300-600 euro në muaj. Ministri i Financave Dushan Vijeviq ofroi një zgjidhje: “gjejeni ndonjë vend tjetër nëse nuk jeni të kënaqur këtu”. Ata që janë të moshuar, të pakualifikuar ose që duan të qëndrojnë – duhet ose të gjejnë vetë zgjidhje, ose të luajnë në bazë të rregullave dhe ta ruajnë atë pak që kanë. Ndonëse, kjo duket se po bëhet një sfidë gjithnjë e më e pamundur.

Një prej premtimeve më të famshme elektorale gjatë 17 viteve të fundit në Serbi ka qenë “investimet e huaja,” e cila nënkupton “më shumë vende pune”. Ndonëse kjo do t’ishte mirë të ndodhte, qeveritë e shkuaradhe kjo e tashmjaduket se kanëqenëaq të uritura për t’i pritur investitorët e huaj saqë rrallë herë negociojnë mbi kushtet për ta, duke bërë kështu marrëveshje të dyshimta, të cilat sjellin situata ku taksapaguesit serbë përfundojnë duke i subvencionuar bizneset private. Në shumicën e këtyre kompanive dhe fabrikave, qytetarët serbë përfundojnë si fuqi e lirë punëtore që privohet nga edrejta bazike epunës.Për shembull, vështirësitë e punëtorëvë në fabrikën jug-koreane “Yura” në Leskovc filluan të qarkullojnë nëpër disa media.Aty punëtorët punonin në ndërrime 12 orëshe dhe mbanin pelena sepse nuk kishin pauzë për të ngrënë apo për tëshkuar në toalet.Ata e akuzonin menaxhmentin për keqtrajtime, abuzim fizik dhe ngacmim seksual, por ankesat zyrare që i deponuan tek autoritetet as nuk u adresuan e as nuk u proceduan.Pasi që kjo ngjarje u transmetua në stacionin televiziv N1, Ministria e Punës me shpejtësi i mohoi këto akuza duke cituar inspektorët që kishin gjetur vetëm ca “parregullësi të vogla”.

Gjatëfushatëszgjedhore, para pak javësh, një burrë 57 vjeçar, punëtor në fabrikën “Goša” në Smederevska Palanka, kreu vetëvrasjë në vend të punës. Në bazë të miqve dhe kolegëve të tij, ai në letrën lamtumirëse kishte theksuar depresionin dhe deshpërimin nga varfëria ekstreme si motive qëe kishin shtyrë tëvinte në këtë pikë. Aty menaxhmenti i fabrikës u ka borxh punëtorëve 15 deri 20 rroga mujore, dhe tash e tri vite nuk e ka paguar tatimin për sigurimin e tyre shëndetësore as fondin pensional. Sipas punëtorëve që momentalisht janë në grevë, ata nuk janë të sigurtë se sa para u ka borxh menaxhmenti sepse kohë pas kohe u jepen 15-20 euro në “intervale të ndryshme”.Këto shkelje të qarta të ligjeve të punës nuk janë vërejtur e as sanksionuar në ndonjë mënyrë nga autoritetet përgjegjëse. Fabrika ishte pronë e kompanisë sllovake “ŽOS Trnava” por brenda ditëve iu ndërrua pronari. Për momentin, regjistri zyrtar thotë se pronar është “Lisnart Holdings Limited” nga Qipro.

Dhe, përderisa ngjarje të tilla mund të tingllojnë si diçka që mund ta detyrojë tërë qeverinë të japë dorëheqje të parakohshme, në Serbi njerëzit kanë dëshmuar të jenë moskokëçarës indiferentë nga skandalet që duket se po grumbullohen njëra mbi tjetrën.

Skandalet

Përmbytjet. Gjatë fundit të pranverës së vitit 2014, përmbytje masive ndodhën në EvropënJuglindore, duke përfshirë Serbinë.Një nga qytetëzat që u dëmtua më së shumtiishtekomunaeObrenovcit në periferi të Beogradit. Përkundër paralajmërimit të bërë qysh më 12 maj, përkundër ngritjes së nivelit të lumit Kolubara për shtatë metra në dy ditët në vazhdim; dhe përkundër faktit se lumenjtë përreth po vërshonin në rrugë e fusha, qytetarët e Obrenovcit ishin duke fjetur kur vala masive e goditi qytetin më 16 maj. Si pasojë, 37 persona e humbën jetën dhe mbi 500 shtëpi u dëmtuan. Hulumtimi i bërë nga gazetarët e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Serbi, sot e kësaj dite mbetet hulumtimi i vetëm i bërë për këtë fatkeqësi.Njëpërfundimtejet i dhimbshëm që mbështetet nga dokumentet, shkencëtarët dhe rrëfimet e të mbijetuarve është që shkatërrimi dhe humbjet e jetës mund t’ishin parandaluar po të kishte pasur organizim më të mirë të sistemit mbrojtësnga ana e komunës dhe po të kishte ndodhur evakuimi me kohë.Mirosllav Çuçkoviç, Kryetari i Komunës së Obrenovcit që vjen nga radhët e Partisë Progresive vazhdon të mbetet kryetar.Në agimin e shekullit XXI, presidenti Tomisllav Nikoliq nxorri përfundimin se Serbia ishte sulmuar nga “një gjarpër i paparashikuar uji”.

Helikopteri. Më 14 mars 2015, njëhelikopter ushtarak që po bartte shtatë persona, duke përfshirë një foshnjë të sapolindur që kishte nevojë për trajtim të menjëhershëmmjekësor, u rrëzua për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin “Nikolla Teslla” në Beograd. Kjo tragjedi ndodhi pasiqë disa media e kishinparalajmëruarlajminse Ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, dhe disa zyrtarë të tjerë kishin pritur ushtrinë dhe ekipin mjekësor që po zbarkonte në atë lokacion para se një gjë e tillë të ndodhte. Këto lajme u fshehënme shpejtësi duke e lënë publikun të hamendësonte se mos humbja e jetëve kishte ndodhur si pasojë e dështimit tënjëtruku publicitar që kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes.Ekspertët ushtarakë, publiku dhe media kanë ngritur një mori pyetjesh në lidhje me aksidentin, duke pyetur kështu se pse helikopteri ishte urdhëruar të fluturonte në mot të ligë dhe pse ekuipazhi ishte orientuar për të aterruar në aroportin civil “Nikolla Teslla” në mes të mjegullës.Asnjë nga këto pytetje nuk ka marrëkurrëpërgjigje.Ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq ka vazhduar ta mbajë postin deri kurka shpërthyer njëtjetër skandal. Ai kabërë një shaka pa kripë para disa gazetarëve dhe kamerave që po incizonin, duke thënë se “atij i pëlqenin reporteret që binin në gjunjë me lehtësi”, duke ju referuar një gazetarejeqë ishte përkulur për ta pozicionuar mikrofonin.

Fantazma e Savamalës.Vitin e kaluar, Avokati i Popullit(dhe, këtë vit, kandidati për president), Sasha Jankoviqkishte lëshuar një raport me përfundimin se policia e Beogradit në mënyrë të qëllimshme kishte refuzuar t’i përgjigjej thirrjes së njerëzve “që kishin parë rreth 30 burra të maskuar e të armatosur me shkopa bejsbolli dhe me bagera duke rrënuar ndërtesat në lagjen buzë lumit “Savamala” në natën mes 24 dhe 25 prillit me ç’rast edhe po i rrihnin banorët”. Lagja në fjalëështë pjesë e një zone më të madhe që do të bëhet “Buzë-lumi i Beogradit,” me shtëpi të operës, qendra tregtare dhe hotele e apartamente luksoze. Projekti për “Buzë-lumin e Beogradit” fshihet pas një marrëveshjeje të dyshimtë, e cila mbetet e fshehtënë masë të madhe.Asgjë nuk e paraqet “shtetin e dështuar” më shumë se një shkatërrim i tillë në qendër të qytetit në një distrikt urban, ku një bandë e maskuar njerëzish i mbajnë dëshmitarët peng dhe i rrahin, dhe policia e gjykatat nuk bëjnë asgjë. Pas këtyre deklarimeve, Sasha Jankoviq, kritik i mirënjohur i shumë politikave (apo mungesës së tyre) të qeverisë, u gjend sërish si cak i një fushate njollosëse që udhëhiqej nga tabloidi pro-qeveritar “Informer” dhe nga ushtria online e mbështetësve progresivë të cilët janë të “punësuar” si “robotë të gjallë interneti”.Kjo formë e presionit që tashmëështëe konsoliduar mirë në diskursin publik në Serbi, ka për qëllim që t’i bëjë gazetarët dhe figurat publike të mendojnëdy herë para se ta kritikojnë punën e qeverisë. Ata që nuk mendojnëdy herë ashtu si revista javore “NIN,” përfundojnë duke u gjobitur në gjykime të përshpejtuara, në një sistem gjyqësor ku edhe rastet më të thjeshta zvarriten me dekada. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ku progresivët e fituan shumicën në parlamentin e provincës së Vojvodinës, brenda pak ditësh, në stacionin televiziv të Shërbimeve tëTransmetuesit Publik të Vojvodinës, RTV, ndodhinjë ndryshimi shpejtë i tërë menaxhmentit, si dhe u bëriaranzhimi i redaktorëve, gazetarëve dhe folësveqë njiheshin se kishin pikëpamje kritike ndaj qeverisë. Në këtë atmosferë tëmjerimit, frikës dhe mundimit, Serbia hyri në fushatën e zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet

Që nga viti 2012, opozita në Serbi thuajse nuk ka ekzistuar fare. Partia Demokratike e ka humbur shumicën e mbështetjes duke refuzuar që të mbajë përgjegjësi për dështimin në shkëputjen e lidhjeve dhe trashëgiminë e viteve’90, dhe për paaftësinë për ta drejtuar Serbinë në vitet e tranzicionit. Ata përfunduan duke ia hapur varrin vetes me njëudhëheqësitë diskredituar dhe në vazhdimësi mospërfillëse ndaj (ish) votuesve të zhgënjyer. Fundja, ngritja e progresivëve ishte arritur mbi themelin e prirjeve të tyre autokratike.

Ish-Avokati i popullit, Sasha Jankoviq, kurrë nuk ka qenë shumë konkret sa i përket këndvështrimit të tij ideologjik, duke e orientuar shumicën e fushatës në kundërtshim tëVuçiqit dhe rreth brengës kryesore të qytetarëve të zhgënjyer – “njerëzi, rend, rregulla dhe parime”. Kjo tregon se sa poshtë ka rënë pazari, ku votuesit serb ende diskutojnë dhe negociojnë me politikanët për gjërat më bazike. Gjatë fushatës zgjedhore u shfaq një kandidat i papritur që i drejtohej një grupi tjetër tëtë rinjve, të cilët e kanë humbur besimin në proceset politike.Lluka Maksimoviq bëri fushatënën uninë e dytë, një satirë groteske e një politikani mesatar serb, me nofkën “Ljubisha Preletaçeviq Beli”. Mbiemri i tij që përafërsisht ka kuptimin “fluturuesi”,është praktikë e njohur e politikanëve që kalojnë nga njëra parti në partinë tjetër të kundërt ideologjikisht – krejtësisht duke u varur nga suksesi zgjedhor i asaj partie. Megjithatë, Jankoviq e Maksimoviq i humbën zgjedhjet – Vuçiqi fitoi me 54.9 përqind të votave, i dyti doli Sasha Jankoviq me 16.2 përqind të votova, i ndjekur më pas nga Luka Maksimoviq me 9.4 përqind, shifra këto të të dhënave të “Citizens Watch” (CRTA) nga Beogradi, që ishte mbikëqyrës i zgjedhjeve.

Si është e mundurkjo, dhe pse shumica e njerëzve nuk janë të befasuar?Partia Progresive Serbe i merr zgjedhjet shumë seriozisht, dhe gara është zhvilluar me kandidatët opozitarë që i kishin këmbë e duar të lidhura.Me pak dallime për t’u theksuar, media në Serbi është pak a shumë zëdhënëse e qeverisë; kështu që fushata zgjedhore që ishte kundër parimeve të drejta, ligjore dhe demokratike nuk ishte lajmpër t’u përmendur.Hulumtimi i bërë nga OJQ-ja “Transparency Serbia” ka treguar që Aleksandër Vuçiqi e ka pasur mbulueshmërinë më të madhe nga shtypi ditor gjatë garës presidenciale.Ai është paraqitur nga këndvështrimi pozitiv 98 herë, ndërsa Lluka Maksimoviq 27, Sasha Jankoviq 18, dhe Vuk Jeremiq 10.Kandidatët tjerë kanë pasur më pak se 20 storie pozitive.Sa i përket storieve në kontekstin negativ, Sasha Jankoviq prin me 40 paraqitje, i ndjekur pas nga Vuk Jeremiq me 31. Gruaja e Jermiqit, Natasha Jeremiq (ish-folësee njohur e lajmeve në Radio-televizionin Serbia) është përfolur haptas nga ligjvënësi i partisëProgresive, Milenko Jovanov, i cili e ka akuzuar atë duke thënë se është “shefe e kartelit narkotik në Serbi”.Tre të katërtat e mbulueshmërisë së përgjithshme televizive i janë dedikuar Vuçiqit, i cili përfitoi nga funksioni i tij si kryeministër.Një minutazh i tillë i mbulueshmërisëështë pjesë e ofertës së zakonshme nga media.

Në Serbi, ku kultura e përgjithshme politike mbetet në nivel mjaft të ulët, përafërsisht e ngujuar aty ngafillimi i shekullit XX, t’ua fitosh zemrat dhe mendjet njerëzve nuk është e vështirë.Jo vetëm për shkak të 500 viteve të kolonizimit nga Perandoria Otomane, por shumica e historisë moderne serbe është e pllakosur me luftëra, destabilitet politik, krizë identitare dhe me kultin famëkeq të Liderit. Populli serb nuk ka pasur shumë kohë për të ndërtuar sistem demokratik e besim në institucione, me ç’rast ka mbetur i ndjeshëm ndaj këngës së Syrenit mbi autokratët. Pa marrë parasyshëaështë presidenti i përjetshëm Josip Broz Tito, nacionalisti i shndërruar në tradhëtar Sllobodan Millosheviq, revolucionari demokratik Zoran Xhinxhiq apo centristi i lëmuar Boris Tadiq – populli serb i do udhëheqësit e tij. Madje, vet fjala serbe për qeverinë “vlada” tregon se sa e rrënjosur është mungesa e kapacitetit shoqëror për t’i parë politikanët si publikë, shërbyes të zëvendësueshëm, guvernator apo administrator – kuptimi i fjalëpërfjalshëm i kësaj fjalë korrespondon me fjalën në anglisht “sundim” (rule).

Ku progresivët dështojnë t’i fitojnë zemrat dhe mendjet për shkak se njerëzit janë të pakënaqur me standardin e jetesës apo hasin në ndonjë grup të vogël që ka kulturë politike të zhvilluar, shantazhi dhe detyrimi dalin të jenë strategji të suksesshme.Njerëzit që punësohen, privilegjohen dhe ngriten falë anëtarësisë së tyre në parti doemos duhet ta dëshmojnë besnikërinë e tyre.Sipas raporteve, detyrat e tyre variojnë që nga telefonatat që u bëjnë votuesve potencialë, fushatat në terren, mbledhjet e listave me “votat e sigurta”, sulmet dhe shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë në media dhe online, si dhe marrja e fajit për kaosin e krijuar. Kur i tërë sistemi institucional është i mbështjellur në partitokraci (një trashëgimi që vazhdon që nga Partia Komunistë në kohën e ish-Jugosllavisë), kushdo qëështë pjesë e tij ka për interes që ta mbajë atë të gjallë dhe funksional. E për këtë arsye kjo formë e korrupsionit është aq thellë e ngulitur në shoqërinë serbe sot. Dhe, përderisa disa njerëz brenda sistemit duan ta mbajnë pushtetin dhe privilegjetme aq zell, në 2017-ën, kur moçali i buxhetit publik gati është shterrur, shumica e njerëzve luftojnë për skrap, e i japin votat në këmbim të sigurisë që marrin se nuk do ta humbin punën ku paguhen 200 euro në muaj e me të cilën mbajnëfamiljen.

Çfarë e bëri Vuçiqin aq të suksesshëm?

Aleksandër Vuçiq nuk mund të qeverisë – por ai di si ta fitojë e si ta mbajë pushtetin, arsye kjo që e shpjegon se pse mënyra e qeverisjes së tij përbëhet ngacikli i përhershëm i fushatave dhe zgjedhjete parakohshme.

Zgjedhi betejat.Dhe, përveç përsëritjes së modeleve të paraardhësve dhe guruve të tij nga90-at, ai poashtu ka mësuar nga gabimet e tij dhe është betuar se nuk do t’i përsërisë kurrë më. Aleksandër Vuçiq di se si ta mbajë edhe Rusinë edhe Bashkimin Evropian njëlloj të kënaqur.Ai di ta bëjë atë që duhet bërë, dhe di edhe si të dalë nga ajo që duhet bërë – pshtjelllimet, paraqitjet emocionale dhe sulmet ad-hominem janë thelbi i diskursit publik të tij. Sjellja mospërfillëse e Donald Trumpit dhe sulmi që ai i bën medias,popullit serb iduket sikur një recetë që ka dalur drejt nga libri i gatimit tëVuçiqit. Kur jemi tek media, Vuçiqi ka refuzuar të marrë pjesë në atë që njihet si pjesa fundamentale e një procesi zgjedhor demokratik në media –debati publik presidencial. Fundja, Vuçiqi është mjaft i shkathët për të abuzuar verbalisht me ata që i percepton si inferiorë ndaj tij, si për shembull gratë moderatore në show televizivë apo figurat më të vogla publike. Ai është mjaft i zgjuar që t’i lë tabloidet, ushtrinë online apo zyrtarët e partisë që të shpifin për cilindo person të respektuar, kredibil, me ndikim, e qëai e sheh si rrezik serioz, dhe në këtë mënyrë ai i mban duart e pastra dhe e krijon mundësinë për të ndërhyrë si një shpëtimtar duke i dënuar ato sulme.

Njihi aleteatët tuaj.Vuçiqi e di se Kosova është bileta e tij për pritjen e ngrohtë në Bruksel. Ai është pajtuar të bëjë një numër kompromisesh e koncesionesh kurka nënshkruar një marrëveshje në Bruksel, por siç e ka theksuardrejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan, Janjiq, gjatë një interviste dhënë Deutsche Welle-s,”mungesa e transparencës në komunitetin ndërkombëtar” kur është fjala për këtë marrëveshje ka lënë shumë hapësirë për “spekulime dhe verzione të ndryshme të së vërtetës”.Vuçiqi di si ta shfrytëzojë këtë situatë duke e paraqiturçdo koncesion të vështirëqë ai bën si një kërkesë kryeneçe dhe të njëanshme të Kosovës. Fakt është që Kosova e ka parlamentin e saj, qeverinë, gjykatat dhe institucionet për implementimin e ligjit, si dhe një kod ndërkombëtar telefonik dhe i obligon zyrtarët serbë që të marrin leje para se të organizojnë tubime në premisat qëjanë nën juridiksionin e Prishtinës. Bashkëpunimi me Kosovën nuk ka alternativë, dhe për këtë arsye Vuçiqi nuk mund të fajësohet për pjesëmarrje në tryezën e bisedimeve, por ai mund të fajësohet për hipokrizinë dhe retorikën nxitëse që e mban atë në pushtet, ndërsa publikun serb dhe serbët e Kosovës në errësirë.

Bashkëpunimi ushtarak dhe strategjik me Rusinë, si puna e pranimit falas të aeroplanëve që në të vërtetë duhet të paguhen, mund të mos jetë i mirë dhe në interes të popullit serb, por sigurisht që e mban Vladimir Putinin të kënaqur. Ngjashëm, gjatë qeverisjes së Boris Tadiqit, gjiganti i naftës nga Serbia “Oil Industry of Serbia” i ishtë shitur “Gazprom neft” rus për njëçmim të ulët.Ky ishte një veprim kumari i dyshimtë nga Boris Tadiq, pjesërisht i motivuar nga nevoja për mbështetjen politike ngarusët në lidhje me çështjen (tashmë të humbur) të Kosovës. Përderisa Tadiqi po bëhej gjithnjë e më mospërfillës ndaj territorit të kontestuar, Vuçiqi dinte më mirë dhe arriti t’i ruante interesat ruse, me ç’rast e siguroi pranimin e ngrohtë të tyre.

Mos e turbullo ujin.Vuçiqi ka qejf ta krahasojë veten me kryeministrin e ndjerëserb, Zoran Xhinxhiq. Madje, tabloidet pro-qeveritare kanë publikuar një sërë raportesh komplotuese ku thuhej se Vuçiq ishte i rrezikuar nga atentatet. Natyrisht, nuk ka asgjë qëky ka bërë e që do ta rrezikonte aq shumë, gjë që e dallon shumë nga demokrati i vendosur liberal e karizmatik, Zoran Xhinxhiq, që kishte guximin ta trazonte folenë e krimit të organizuar serb, për çka edhe e pagoi me jetë. Pasardhësit e tij jo vetëm që nuk iu afruan kësaj foleje më, por ata as që guxuan të hetojnë prapavijën politike të vrasjes, e cila sot e kësaj dite mbetet ende e pa zgjidhur.

A mund të vazhdojë kështu përgjithmonë?

Kohë të shkuara.Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillimet e viteve ’90, ish republikat e saj dikur ishin fushëbetejat kryesore mes Perëndimit dhe ndikimit rus në Evropë.Në vitin 2017, Sllovenia e Kroacia janë anëtare të BE-së, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Herzegovina janë kandidate për anëtarësim.Mali i Zi në ndërkohëështë në proces për tu anëtarësuar në NATO.Ndikimi perëndimor ka mbizotëruar në shumicën e Ballkanit, dhe BE-ja ka mjaft besim se mund t’ia dalë përkundër ndërhyrjeve të kufizuara të Rusisë.Përkundër disa shkëndijave të vogla dhe tensioneve të zakonshme që bëhen me qëllim për konsum të brendshëm politik, situata në Ballkan ka qenë mjaft e qetë.Tani me BREXIT-in, krizën e refugjatëve dhe konfliktet nëLindjen e Mesme, udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk janë shumë të interesuar që të përfshihen nëçështjet e brendshme të Serbisë.Në ’90-at, opozita dhe OJQ-të që e kritikonin regjimin e Millosheviqit merrnin shuma të majme dhe mbështetje morale nga Perëndimi – në 2017-ën, ato puse janëtharë.

Akti Balancues. Në bazë të zërave që vijnë nga korridoret e zyreve të pranimit nëBE, BE-ja nuk do të pranojëanëtarë të rinj në të ardhmen e afërt. Rrjedhimisht, nuk ka nevojë t’i bëjë presion Serbisë që të bëjë progres më shpejt se sashpejtësia e ecjes mbi akull. Bashkimi Evropian e ka dëshmuar se është i gatshëm ta mbyllë njërin sy para të metave dhe dyshimeve ndaj qeverisë serbe në këmbim të kompromiseve e dispozitave tjera.Rasti skandaloz i shkatërrimit të Savamalës dhe protestat qytetare që pasuan, disi u pushuan së përmenduri në raportin vjetor të progresit nga Komisioni Evropian, përkundër faktit që sundimi i ligjit ishte pika kyçe e këtij raporti. Këto abuzime flagrante, që janë në shpërputhje absolute me lavdërimet që i bëhen sistemit ligjor serb aty, ishin adresuar në një nga 325 amandamentet (një numër rekord deri tani) që u inicuan nga ligjvënës të ndryshëm të Parlamentit Evropian. Fakti që një raport vjetor ka nevojë për më shumë se 300 amandamente tregon se Bashkimi Evropian është pak i interesuar për të pasur qasje substanciale karshi kandidimit të Serbisë për integrim në BE.

Kjo qasje neglizhente buron edhe nga mosinteresimi i BE-së për të pranuar anëtar të rinj,dhe nga nevoja për të siguruar mbështetje.Fundja, shoqëritë dhe demokracitë bullgare, rumune apo kroate vuajnë, në një masë më të vogël, nga shumë probleme të ngjashme, por prapë ato e fituan biletën për në BE. Siç raporton Deutsche Welle, BE-ja prapa dyerve të mbylluraështë pak më shumë kritike ndaj qeversië serbe, por brenga e tyre kryesore para Këshillit tëÇështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në Beograd në fund tëprillit, mbetet “imazhi negativ që ka integrimi evropian në Serbi”.Është e vërtetë qëky imazh negativ buron nga mungesa e transparencës së vetë qeverisë serbe kur bëhet fjalë për pjesët më të pakëndëshme të procesit. Poashtu,është e vërtetë se euroskepticizmi është bazë e politikës nga e djathta ekstreme dhe lobit pro-rus në vend. Por do të ishte më me mend sikur zyrtarët në Bruksel të mendonin sërish se si mbështetja e tyre pa rezerva për Vuçiqin reflekton imazhin e tyre tek ata që janë në të majtë të spektrit, e të cilët duhet të jenë aleatët kryesorë. Duke mos e pasur perspektivën e zgjerimit të BE-së si pjesë e protokollit të lartëpërmendur dhe duke mos folur shumë për koordinimin e politikës së jashtme me atë të Brukselit (si një kusht për pranimin e anëtarëve të rinj), mund të kuptohet edhe më shumë se BE-ja nuk e sheh Serbinë si anëtare të saj në një të ardhme të afërt. Ata e dinë qëVuçiqi nuk mund ta mbajë aktin e tij balancues përgjithmonë – por ata mund të jetojnë me këtëstatus quo për një kohë të gjatë, përderisa populli serb në anën tjetër ndjehet sikur e tërë rinia e tij po shuhet.

Kriza Identitare e BE-së.Kjo përvojë e hidhur shpërfaq një problem shumë më të thellë të BE-së – krizën identitare; realitetet reciprokisht përjashtuesemidis të qenurit përkrahës i të drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe i të qenurit entitet politik që ka nevojë të sigurojë ndikimin, rëndësinë dhe mbijetesën e tij. Kjo është njëra nga gjërat që po e ha BE-në nga brenda – rritja e distancës në mes të Brukselit dhe njerëzve që kanë filluar të ndihen sikur po i shërbejnë qindra burokratëve të cilët nuk punojnë për interesin e tyre. Rritja e mospërputhjes në mes të asaj që projekti i BE-së po u jep dhe po u merr njerëzve mund të shihet në rastin e Serbisë. BE-ja pa mëdyshje e vë projektin e BE-së para mirëqenies së popullit serb. Kjo mund të dalë se është strategji e mirë afatshkurtër për ta mbajtur Ballkanin nën kontroll, në një botë ku gjithçka tjetër duket se po zhytet në kënetë. Por në afat të gjatë, Brukseli është duke e humbur besimin dhe mbështetjen e vlefshme të popullit serb si aleat tradicional i tij, me ç’rast po krijon terren të përshtatshëm për vazhdimin e krizës së tij madje para se (nëse ndonjëherë do të ndodhë) Serbia të bëhet anëtare e BE-së.

Protestat e popullit serb kanë vazhduar këtë vikend në Beograd, ku është mbledhur një numër i madh protestuesish nga e gjithë Serbia, bashkë me sindikatat e policisë dhe ushtrisë. Dhjetëra mijëra njerëz në rrugë, çdo ditë të javës, nuk kanë arritur që të jenë në kryetitujt e stacioneve kryesore televizive dhe gazetave që kontrollohen nga qeveria.Kryeministri/Presidenti Vuçiq në anën tjetër ishte plot zemërim kur me vetëbesim hyri në fabrikëne lartpërmendur “Goša”,aty ku një punëtor kishte kryer vetëvrasje pasi që ishte lodhur nga varfëria, mjerimi e padrejtësia. Shpëtimtari përcillej nga shumë kamera, përderisa me ashpërsi premtonte se do ta ndëshkonte menaxhmentin, se menjëherë do t’u jepte punëtorëve nga 500 euro dhe se do t’ua paguante sigurimin shëndetësor. Kolegët e punëtorit të vdekur duartrokitën.Në një fjalim që karakterizohej nga shablloni i zakonshëm, fjalia hyrëse e Vuçiqit i drejtohej qeverisë së demokratëve e cila kishte shkuar shumë kohë para se kriza në fabrikë të dilte në pah. Pastaj vazhdoi me përmendjen që s’bën të harrohet, të “atyre” që ia duan të keqen atij, duke e përfunduar me retorikëtë shmangies nga çështja kryesore – duke e vajtuar veten, që tash duhej t’i zgjidhëtërë këto probleme, dhe mençurisht duke e fshehur faktin se në të vërtetë qeveria do t’i përdorë paratë e taksapaguesve serbë për ta shpëtuar një biznes privat që ka shkelur ligjin. Edhe një herëai e konfirmoi se populli serb që kërkon jetë më të mirë apo drejtësi nuk duhet të mbështetet në instisutcione, ligj apo mbështetje të largët nga Brukseli – tërë jetët e tyre varen nga vullneti dhe mëshira e një njeriu. Tani kur përfshirja e të gjithëve kërkohet, shtrohet pyetja:aështë populli serb i gatshëm ta luajë lojën, apo këtë prillmund të jenëata të cilët do ta ndalin avazin?

Përkthyer nga: Edison Jakurti

http://www.intelligencerpost.com/serbia-autocracy-blessed-eu-russia/

 

Shpërndaje në: