Serbia merr medaljen e parë të artë: Milica Mandiq nga e ashtuquajtura Serbi bëhet kampione olimpike

Serbja Milica Mandiq ka arritur të bëhet kampione olimpike në taekwondo për herë të dytë në karrierë.
Ajo e mposhti atleten Dabin Lee 10:6 në finale, raporton B92, përcjell Periskopi.
Ajo e hapi ndeshjen dhe e përfundoi me dominim total.
Kjo është medalja e parë e artë për Serbinë në këto Lojëra Olimpike, por Kosova mbetet para tyre në vendin e parë me dy medalje të arta.
Serbia e ka fituar edh një medalje të argjendtë dhe një tjetër të bronztë.