Serbia më pak se 7 milionë banorë – Murtaja e Bardhë i zhduku 377 mijë serbë
Vetëm ndërmjet dy regjistrimeve, nga viti 2002 deri më 2011, janë humbur 377.335 banorë, që është më shumë se popullsia e qytetit të Novi Sadit
Të dhënat e Entit republikan për statistikë të Serbisë tregojnë se Serbia sivjet për hërë të parë do të ketë më pak se dy milionë banorë. “Kështu, deri sa për shkak të murtajës së bardhë po plakemi si komb, do të fillojmë të flasim edhe se vendi ynë ka gjashtë milionë e diçka banorë”, shkruan Telegrafi serb.
Pra, kufiri psikologjik është thyer, ndonëse edhe deri më tash është ditur se murtaja e bardhë pa mëshirë po e zvogëlon numrin e banorëve të Serbisë.
– Rezultatet përfundimtare mbi numrin vlerësuar të banorëve për vitin 2018 (30.06.2018) të cilat do të publikohen në vitin 2019 do të jenë në 7 milionë. Numri i vlerësuar i banorëve llogaritet ashtu që të dhënave të regjistrimit u shtohet shtimi natyror, si dallim ndërmjet të lindurve e të vdekurve në nivel vjetër, i kanë thënë gazetës në Entin republikan për statistikë të Serbisë.
Vetëm ndërmjet dy regjistrimeve, nga viti 2002 deri më 2011, janë humbur 377.335 banorë, që është më shumë se popullsia e qytetit të Novi Sadit. Sipas regjistrimit të vitit 2002 Serbia ka pasur 7.498.001 banorë, deri sa nëntë vite më vonë ka pasur 7.120.666.
Gazeta përkujton se në vitin 2002 numri i banorëve është shumë më i vogël se 9.778.991, sa janë regjistruar në vitin 1991, por me Kosovën. Pa Kosovën ka qenë ai numër ka qenë 7.822.795



