Serbia islamizoi dhe osmanizoi Luginën e Preshevës edhe gjatë kohës së pushtimit Osman!

Skender Jashari Letra

Lugina e Preshevës, përjetoi  fatin  e zi,  në  shumë ngjarje  historike, sidomos  për  faktin  e pozitës së saj gjeostrategjike! Ndodhja  e saj  në pjesën  kyçe të  Luginës-koridorit që  lidh Moravën  me Vardarin, rrugë kjo  e njohur që  në  antikitet, bëri që  të  ketë  fatin  të  shohë dhe vuaj  shumë   ekspedita, pushtime  të  mbretërive  e perandorive të ndryshme.

Kalvari i tmerrshëm i Kombit Shqipëtar,  të Luginës së Preshevës, gjegjësisht  të  komunës së Preshevës dhe  komunës së Bujanovcit,  në ndeshje  me Perandorinë  Osmane,  daton që  në  fillet  e pushtimit të saj! Sepse këtë  koridor  kjo perandori tentoi  që në  fillim ta  islamizonte, turqizonte e pastaj edhe osmanizonte  apo së paku ta siguronte  ushtarakisht( kjo duke  bë  që terrori dhe gjenocidi   të jenë  evident  që në  fillim të pushtimit)!

Me rastin e   rënijes së Konstantinopojës, maj 1453 dhe   vendosjes  së  patriarkëve  pro-osman, në  Patrikanën e  Stambollit, gjenocidi kundër Kombit Shqipëtar   vazhdoi   nga  dy  segmente: nga Perandoria  Osmane  e cila   ndihmohej edhe  nga   Patrikana e Stambollit( pra  osmanët dhe  ortodoksët  sllav dhe grek bashkëvepronin, kundër Shqipëtarëve)! Shqipëtarët  shikoheshin si  elementi i vetëm i rrezikshëmi[1] ndaj  Perandorisë Osmane dhe  ndaj Partikanës së Stambollit( pra ortodoksizmit sllavo-grek njëkohësisht)!

Karadaku i Preshevës,  emërtim ky  i ardhur nga pushtuesit  osman, është  treguesi më i mirë i  rëndësisë   që  kishin këto male  për  Shqipëtarët  e kësaj ane!  Perandoria osmane pushtoi  rrafshinën e  Luginës së Preshevës, por kurrë nuk arriti t’i pushtoj  Malet  e Zeza( Karadakun). Falë këtyre  Maleve, Shqipëtarët  e kësaj ane arritën  t’i  shmangeshin çdo pushtuesi, njejtë edhe atij  Osman. Perandoria Osmane  filloi islamizimin  e Luginës së Preshevës,  fillimisht përmes ofiqeve, ofertave, benefiteve, sa që   fshati Rahovicë, si pika  më gjeostrategjike  e  komunës së Preshevës, më së shumti pati 6 familje  islame( që nuk ishin Shqipëtare)! Mirëpo shkaku i dështimit të 1689-ës,  me rastin e  Kryengritjes  Ballkanike  kundër  Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga  Imzot Pjetër Bogdani, e të  ndihmuar edhe  nga Perandoria  Austriake,   filloi  islamizimi i dhunshëm i Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës!  Por në  fund,   dhuna për islamizim është shtuar edhe  më shumë  nga viti 1836, e veçmas pas  1895 deri 1912, e pastaj  do vazhdoj edhe  nën pushtimin e Mbretërisë Serbe. Rrjedhimisht   as kjo dhunë  e Perandorisë  Osmane  nuk arriti  ta tjetërsoj  përbërjen  fetare të Shqipëtarëve  të kësaj ane, sepse  Malësia mbeti  e pandryshuar, kurse  rrafshi pësoi ndryshimin! Madje  edhe  gojdhanat e  përcjellura brez pas brezi, tregojnë  që  Malësia  e Luginës  së Preshevës, ishte   shumica jomuslimane, kurse  një pjesë  ishte  kriptokatolik, kurse  për fat të keq,  pas vitit 1912 nën  pushtimin e Mbretërisë Serbe  do  kryhet  islamizimi  më i madh( kryesisht i katolikëve)!

Perandoria osmane gjatë periudhës pas viteve  1850,  e veçmas  gjatë  viteve  1877-1912, maksimalisht është  ndihmuar në osmanizimin e  Shqipëtarëve, e  fillimisht në islamizimin e  tyre,  nga  popët  serbë, hoxhallarët  serbë dhe  rus( që flisnin  gjuhën  shqipe, turke), si dhe  nga hoxhallarët shqipëtar!  Derisa të kujtojmë elaboratet shoveniste  antishqipëtare, që  i filloi zyrtari rus, që i’u dhuruan dhe i  instruktuan sllavët  e ballkanit dhe i  evoluan edhe më tej edhe  serbët dhe grekët, si Naçertaninë dhe Megali Idenë!  Serbia dhe Greqia ndihmuan madje dhe kryen islamizimin dhe osmanizimin  e  Shqipëtarëve në  rajonet   që synonin t’i gllabëronin. Kështu ngjau edhe me Luginën  e Preshevës,   në të cilën  Serbia  edhe gjatë pushtimit Osman,  ndikoi dhe ndihmoi  Perandorinë  Osmane, që t’i islamizonte  Shqipëtarët, si fazë e  parë drejt  shkombëtarizimit, e  pasuar  pastaj  me  ndërrim  të identitetit kombëtar,  pra në  osman, turq, boshnjak,  musliman  serb  etj!

Edhe në  vitet  1850 e më pas,  Serbia  dërgoi njerëz të saj,  që të agjitonin, propagandonin, diversiononin, spiunonin, organizonin  grupe  kriminale dhe  luftarake në Trojet Shqipëtare. Kujto ardhjen e  gjoja  etnologeve, gjeografëve, linguistëve serb, pastaj  popëve serbë,  hoxhallarëve të Serbisë dhe Rusisë etj. Veprimet  e tilla Serbia i kryente  në sy të Perandorisë  Osmane, e rrallë veprime të caktuara  kryesisht  armatosjen e serbëve të pakët lokal  edhe  fshehurazi!

Etnologët, gjeografët, linguistët etj,   krijuan  gjoja punime shkencore,  hulumtime  arkeologjike, mbledhje  gojdhanash, topografike etj,  mbi bazën e  të  cilave  falsifikuan   të vërtetën, për të kriju opinion dhe bindje  kolektive për të  drejtën  gjoja legjitime të tyre, për ta  “çliru” siç e quanin “Serbinë e  Vjetër” nga pushtimi osman! Këtë  ekspeditë  e  kryen  tejet  dendur edhe  në  pjesën e  Luginës së Preshevës, me  pëlqimin edhe të Perandorisë  Osmane( të cilës i ndihmonin në islamizimin dhe osmanizimin  e Shqipëtarëve, por edhe  në   shtypjen  e kryengritjeve  të shumëta  Shqipëtare në vitet  nga 1689 e këndej, e sidomos në mënyrë më të organizuar e  bënin  pas vitit 1845)!

Popët serbë, u vendosën   në   Kishat  Katolike  Shqipëtare( derisa asnjë banorë i etnisë  serbe nuk kishte në  komunë të Preshevës, ata do vendosen si kolonizatorë pas vitit 1912), p.sh: në  Kishën e Artilevicës dhe në Manastirin e saj në fshatin Rahovicë( Manastiri do rrafshohet më vonë, kurse Kisha Katolike do shndërrohet në kishë ortodokse serbe më 1991/1992) dhe në  shumicën e  Kishave  Katolike në shumicën  e fshatrave të Malësisë së Karadakut janë  shkatërruar( sot ekzistojnë themelet, toponimet etj)! Shqipëtarët e kësaj ane, lanë  Kishat  Katolike në mëshirë të askujt( kleri katolik nuk ekzistonte  madje që nga  1689-afërsisht)  shkaku i  frikës nga  Perandoria  Osmane, e  cila pas vitit 1836, filloi krijimin e  kombit osman, ku përfshihej  edhe  osmanizimi i Shqipëtarëve! Ndërsa marrja e  Kishave të tilla nga  popët  serb, ishte  në interes të Perandorisë osmane  në osmanizimin dhe  islamizimin e Shqipëtarëve të kësaj  treve! Popët serb i’u ofruan Nacionalistëve  Shqipëtar të kësaj ane  si aleat( në  luftë  kundër P. Osmane), ndihmë materiale dhe  me  armë në  Luftën  për Liri kundër Perandorisë Osmane! Popët serbë, edhe  varrezat  katolike Shqipëtare i  kthenin në varreza  ortodokse serbe ( me pëlqim edhe të Perandorisë Osmane!) apo së paku ato varreza i  zhduknin, njejtë edhe Kishat  Katolike dhe Manastiret  që nuk arrinin t’i kthenin në ortodokse apo kishin kosto të lartë  konvertimi, ose ishin në  malësi ato i shkatërronin! Derisa  Nacionalistët  Shqipëtar  të kësaj treve, ishin tërësisht anti-islamik, madje një pjesë  e madhe e  tyre  ishin  kriptokatolik! Popët  serbë dhe lidhja e tyre  me çetnikët  serb, që i ofroheshin  nacionalistëve  Shqipëtar, si aleat, ata realisht merrnin  informatat e besueshme në lidhje  me Luftën dhe Kryengritjet Çlirimtare  Shqipëtare  kundër Perandorisë Osmane, i tradhëtonin tek Perandoria Osmane( sidomos  në Betejat e Kryengritjeve të Lavdishme Shqipëtare), e disa  edhe i vrisnin në  tradhëti apo i burgosnin  në Serbi! Perandoria Osmane në këtë  periudhë kohore( por edhe prej  1689), kishte  interes  islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, sidomos   të pjesëve  strategjike, për të patur forca ushtarake  vendore që do mbronin sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Grupet kriminale dhe terroriste të  çetnikëve  serb( që vepronin si organizime  kulturore, fetare dhe sportive me leje  të Perandorisë Osmane), bredhnin lirshëm  edhe nëpër Luginë të Preshevës, në drejtim të Shkupit, duke organizu celula terroriste  serbe, duke  bë propagandë  për vëllazërimin  Shqipëtaro-serb, propagandë që Serbia do i ndihmoj  Shqipëtarët  të çlirohen nga Perandoria Osmane,  madje edhe duke iu  shitur apo pak sish duke i dhuruar armë etj! Po ashtu  serbët e tillë dhe popët  serbë, ishin në interes edhe të Perandorisë Osmane, të cilët i ndihmonin  ushtrisë  osmane në  mposhtjen  e Kryengritjeve dhe thyerjen e  Betejave Emblematike Shqipëtare( si p.sh: disa kryengritje në mes  viteve  1800-1880,  Betejën e Grykës së  Kaçanikut, Betejën e  Caralevës, Betejën e  Slivovës) etj.

Ndërsa hoxhallarë të Serbisë dhe Rusisë, vepronin  edhe  në korridorin që lidh Moravën  me Vardarin( pra edhe në Luginë të Preshevës), edhe pse tashmë  Perandoria Osmane  kishte  krijuar  disa familje lojale  ndaj saj, prej nga prodhonte  hoxhallarë, që i shërbenin  interesave  të   kësaj  perandorie! Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, familjet  e hoxhallarëve të kësaj ane,  deri në vitin 1912, i njihnin  si familje bashkëpuntorësh të Perandorisë Osmane, kurse  po këto familje, e  po këta  hoxhallarë,  pas  pushtimit  nga  Mbretëria Serbe, u  njohën  si  bashkëpunëtore të  pushtuesit serb, e që  kryenin rrol të njejtë në shkombëtarizimin e Shqipëtarëve dhe në islamizimin dhe osmanizimin-turqizimin e tyre. Kurse hoxhallarë serbë dhe rus( agjent të  shërbimeve të tyre),  në Luginë të Preshevës, erdhën më në numër( kryesisht ishin  në lëvizje),  me  ardhjen e  Mbretërisë Serbe( edhe pse  kohëve të fundit, shihen  tendenca  të  fshehjes së tyre)!

Mos të harrohet, që të  gjithë  hoxhallarët  në kohën e  pushtimit të Perandorisë Osmane, në Luginë të Preshevës( që ishin disa  të tillë dhe që Shqipëtarët  nuk pranonin të bëheshin hoxhallarë, sepse identifikoheshin si spiun, bashkëpunëtorë  të Perandorisë Osmane pra si tradhtar të Kombit tonë), ishin njerëz që  i shërbenin kësaj perandorie! Madje rrol kryesor  në   shkombëtarizimin e  Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës,  kanë  patur  hoxhallarët e tillë, i islamizuan i osmanizuan, por edhe  i  afruan  me “kryqin e shkive duke i largu nga Kryqi Katolik”( ende  dëgjon  Shqipëtar  në Luginë të Preshevës, që tregojnë  që janë  më të  afërt  me  Serbët, sesa me  ne Shqipëtarët  katolik)! Madje   këta  luajtën  rrolin e penguesit  kryesorë   në Luftën  për Liri të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane,  po ashtu  ishin mbështetësit  kryesor  të Perandorisë Osmane  në  mallkimin  dhe ndalimin e Gjuhës Shqipe dhe Shkollave Shqipe!

Kombin Shqipëtar në Luginë  të Preshevës e  mbronin vetëm Nacionalistët  Shqipëtar, madje  shumica absolute  e tyre ishin të pashkolluar, kjo bëri që  edhe  lajthimet, miopia, gabime nga padijenia të jenë  evidente! Nacionalistët  e tillë duke  qenë  në   luftë  me Perandorinë Osmane, kryesisht armatoseshin duke blerë armë nga Serbia( sepse realisht nuk kishte mundësi alternative të armatosjes), kjo  bëri që  disa nga  nacionalistët e tillë, të krijonin besim  në serbët! Por që për fat të keq,  shumica  e këtyre   pak nacionalistëve  që i besuan  serbëve, ose u tradhëtuan, ose u vranë, ose burgosën  ngë Serbia, para fillimit të pushtimit serb të kësaj treve!

Andaj  Pushtimin Osman  më saktë bashkësundimi Osmano-Ortodoks ( sllavo-grek) për  më shumë se 5 shekuj,   realisht për Shqipëtarët  ishte  një  pushtim dhe gjenocid  që e kryenin Osmanët  së bashku me Patrikanën e Stambollit( pra me ortodoksët sllavo-grek). Kurse me rastin e  forcimit të Rusisë, pas 1715  e më pas,  i mundësoi që ortodoksët sllavo-grek  të kalonin nën tutelën  e  Carizmit Rus njëkohësisht edhe  nën  tutelën e  Perandorisë Osmane( kujtojmë rastet  e  ndryshme, kur Serbia, Bullgaria etj  kalonin  herë në  krah të Rusisë e  herë në krah të Perandorisë Osmane)!

[1] Ku  Fuqitë Europiane  mund të  gjenin  bazë për  nisje veprimesh kundër kësaj perandorie, siç ndodhi më 1448( në të ashtuquajturën  Betejë të Dytë të Kosovës) gjegjësisht edhe më 1689, kur forcat Hungareze  depërtojnë  nëpër këtë  territor, gjegjësisht forcat  Austriake!

Të dhënat e autorit: 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!/ Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shpërndaje në: