Serbia bëhet me VAR por nuk di të merret me të: Gjyqtari e shikoi plot 24 herë rastin e dyshimtë

VAR ka filluar implementim të gjerë nëpër Ballkan, derisa vendet e këtij rajoni kërkojnë të qëndrojnë në hap me sistemin.
Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që sezonin e ri do të jenë të pajisura me sistemin VAR, këtë hap e ka ndërmarrë dhe Serbia duke e provuar për herë të parë fundjavën që lamë pas. Kampionati serb nisi, dhe së bashku me të nisën dhe polemikat.
Në sfidën midis Suboticës dhe Radnickit që përfundoi 1-1 gjyqtari u konsultua me VAR-in 24 herë për një rast të dyshimtë, ndërsa ndryshe është gjendja në sfidën tjetër midis Crvena Zvezdës dhe Vojvodinës ku pretendimet e vendasve për një penallti kanë shkaktuar lumë kritikash në Serbi.
Zašto VAR postoji ako ovo ne razmatraju? #fkcz je oštećena za penal i dva boda! pic.twitter.com/A05FHwx7O1
— ZvezdaTV (@ZvezdaTV_fkcz) July 18, 2021
Në video shikohet se si gjyqtari i mohon dukshëm një penallti Crvenës duke e penalizuar me dy pikë pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Rastet kanë sjellë reagime të shumta në futbollin serb dhe sytë tanë do të jenë nga kampionati shqiptar i cili këtë vit pritet të bëjë hapin e madh në këtë aspekt.