Serbia 0 me Luksemburgun në pjesë të parë: Topi ndahet përgjysmë
E ashtuquajtura Kombëtare e Serbisë po luan në Luksemburg në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Dhe, në këtë ndeshje në kuadër të grupit A, Serbia e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat vetëm 0-0 ndaj Luksemburgut, autsajderit të grupit.
Për më keq, Serbia nuk ka arritur të ketë më shumë se 50 për qind të posedimit të topit, përcjell Periskopi.
Sa i përket gjuajtjeve jashtë porte, kombëtarja e Luksemburgut ka pasur katër dhe ajo e Serbisë tri.
Nëse mbesin këto rezultate, Serbia do të mbetet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Luksemburgu do t’i bëj shtatë në vendin e tretë.