Serbi që mori pjesë në luftën e Kosovës e u emërua zv.ministër nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime

Serbi që mori pjesë në luftën e Kosovës e u emërua zv.ministër nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime

Radoica Radomiroviq, me prejardhje nga Leposaviqi, ishte i përzgjedhuri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. E kaluara e Radomiroviq nuk duket se i pengoi Kurtit që ta dekretonte si zëvendësues të Nenad Rashiqit, kryesuesit të ministrisë në fjalë. Radomiroviq, siç ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet e saj, ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe po shërbente më 1999-ën për ta në Kosovë. Detaje në vijim…

Gazeta Insajderi ka kontaktuar numrin dy të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për një koment për të kaluarën e tij. Radomiroviq ka thënë se s’ka frikë nga e kaluara e tij, derisa shtoi se ka kryer detyra administrative në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.

“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-sëPosedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së, deklaroi ai për Insajderin.

Mediumi ka pyetur Radomiroviqin nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë.

Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta  rezervistëve”, thotë më tej ai.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë.

Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

 

Shpërndaje në: