Serbët të frustruar me logon e re të FFK-së: Shqiptarët po mundohen ta falsifikojnë historinë

Serbët të frustruar me logon e re të FFK-së: Shqiptarët po mundohen ta falsifikojnë historinë

Mediumi serb ““espreso” ka reaguar pas vendosjes së re të logogsë së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këtë medium është shkruar duke thënë se kosovarët “pretendojnë se janë pasardhës të Ilirëve. Dhe tani, përmes futbollit, ata kanë bërë një përpjekje tjetër për t’u identifikuar me fiset antike të Ballkanit. Labirinti dardan përbëhet nga një rreth në të cilin ka një labirint të mbyllur në qendër, një hark në majë… Sot, është zona e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë Veriore.”.

“Federata e Futbollit  të  Kosovë ka ndryshuar logon e saj përsëri, dhe kjo e reja  përmban një simbol të modifikuar të labirintit dardan, një pikë referimi antik që arkeologët e kanë gjetur në vendin Ulpiana, e cila ndodhet rreth një kilometër nga manastiri i Graçanicës.

Dihet që shqiptarët janë përpjekur për një kohë të gjatë në mënyra të ndryshme për të falsifikuar historinë dhe për të provuar ‘autoktoninë’ e tyre në këtë zonë në kurriz të popujve të tjerë.

Kështu që shpesh ata pretendojnë se janë pasardhës të Ilirëve. Dhe tani, përmes futbollit, ata kanë bërë një përpjekje tjetër për t’u identifikuar me fiset antike të Ballkanit.

Labirinti dardan përbëhet nga një rreth në të cilin ka një labirint të mbyllur në qendër, një hark në majë… Sot, është zona e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë Veriore.

Sipas legjendës, ky popull iliro-thrakas themeloi Trojën e famshme dhe mori pjesë në Luftën e Trojës. Qytetet e tyre më të rëndësishme ishin Ulpiana e përmendur, dhe Theranda (Prizreni i sotëm), Vicianum (Vushtrri), Shkup (Spolje, Damastioni (zona afër Liqenit të Ohrit), dhe më vonë qyteti më i rëndësishëm dardan ishte Naisus, dmth Nishi i tanishëm).

Në fakt, Troja drejtohej nga dy prejardhje, një Dardane dhe tjetra Trojan dhe Homeri i famshëm këndonte për këtë fis antik në epikën e tij. Sipas vargjeve të tij, ata drejtoheshin nga trimi Enea, djali i princit Trojan Anchises dhe perëndeshës Afërditë”, shkarravit mes të tjera “espreso”.  Stema e re e FFK-së i hallakat serbët dhe kanë reaguar ashpër me këtë rast.

Shpërndaje në: