Serbët kërcënojnë qeverinë e Malit të Zi për shkak të rezolutës për Srebrenicën, ia përmendin edhe njohjen e Kosovës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb, Momçilo Vuksanoviq, i ka dërguar një letër të hapur Qeverisë së Malit të Zi dhe ministrave në të cilën ka thënë se sunojnë ta mbështesin rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Ai ka vendosur që të bëjë presion dhe kërcënim mbi qeverinë malazeze, me arsyetimin se kjo do ta përkeqësonte gjendjen dhe marrëdhëniet ndëretnike në Mal të Zi.
Në këtë letër përmendet njohja e Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
Vuksanoviq mohon shtetësinë e Kosovës, derisa paralajmëron për pasoja në rastin e rezolutës për Srebrenicën.
Letra e plotë:
Zoti kryeministër, z. ministra të qeverisë,
Këshilli Kombëtar Serb, si organizatë shtetërore që zyrtarisht përfaqëson popullin serb në Mal të Zi, po ndjek me vëmendje diskutimin e nxehtë të organizatave politike dhe institucioneve shtetërore për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Malit të Zi prej shumë vitesh ka marrë vendimet më të rëndësishme për politikën e brendshme dhe të jashtme pa mbështetjen e vullnetit të shumicës së qytetarëve me pëlqimin e strukturave euroatlantike, duke e arsyetuar sjelljen e saj me vizione të papërgjegjshme. Në këtë mënyrë u morën vendimet më të rëndësishme për ndryshimin e simboleve shtetërore, hyrjen në aleancën e NATO-s, njohjen e shtetit të rremë të Kosovës, vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse e të tjera.
Qeveria u përpoq të justifikonte bindjen e saj të padiskutueshme ndaj qendrave të fuqisë perëndimore duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe duke vazhduar politikën lypëse të borxhit me të cilën donte të qëndronte në pushtet.
U harrua se si e zgjedhur nga populli, ajo është e detyruar të respektojë me çdo kusht vullnetin e shumicës së qytetarëve, të ruajë nderin dhe dinjitetin e popullit dhe të vendit të saj.
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën ju synoni ta mbështesni, është një çështje politike e dorës së parë që mund të vërë kundër qeverisë tuaj dhe shtetit të Malit të Zi qytetarët e kombësisë serbe, me përkeqësimin shoqërues të marrëdhënieve ndëretnike, të cilat ju duhet merr seriozisht.
Asnjë vizion, amendamenti juaj dhe krahasimi me gjenocidet dhe krimet e tjera nuk kanë kuptim pa mbështetjen e plotë të qytetarëve tuaj.
Prandaj, Këshilli Kombëtar Serb, një organizatë që ka avokuar sinqerisht për marrëdhëniet më të mira ndëretnike në Mal të Zi në të gjitha vitet e mëparshme, propozon që një referendum për këtë çështje jashtëzakonisht të diskutueshme të mbahet pa fushatë dhe si çështje urgjente, dhe se kjo është përgjigja e Malit të Zi me të cilën do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përndryshe, Qeveria e Malit të Zi do të jetë përgjegjëse për të gjitha pasojat që do të vijnë nga kundërshtimi i popullit serb për mosrespektimin e vullnetit shumicë të qytetarëve të Malit të Zi. /Vijesti