Sensori që kujdeset për privatësinë tuaj
Në Indiegogo tash mund të porositet sensori i lëvizjeve Minimeyes, i cili duket se është edhe një shtesë për “shtëpinë e mençur”.
Minimeyes në Indiegogo është plasuar nga dizajnuesi i Hong Kongut, Moos Neimeijer me ndihmën e kompanisë, e cila merret me argëtimin për të rriturit, xHamster.
Pajisja punon sipas parimit të sensorit infra të kuq. Derisa është i kyçur në kompjuter është në gjendje të përcjell lëvizjet tuaja, dhe në rast të hyrjes së hajnave do të lajmërojë përmes kompjuterit duke lëshuar zë.
Çmimi i sensorit magnetik në Indiegogu është 24 dollarë, ndërsa i atij me rreze infra të kuqe 48 dollarë, transmeton KosovaPress.
Prodhimi është në fazën e konceptit dhe pritet që në të ardhmen të nisë prodhimi.