Sensacioni i UFC-së, Khamzat Chimaev konfirmon pensionimin shokues në moshën 26-vjeçare
Fansat e UFC-së kanë mbetur të shokuar pasi Khamzat Chimaev u duk se konfirmoi pensionimin, pas betejës me Covid-19.
26-vjeçari rus i lindur në Suedi së fundmi u detyrua të tërhiqet nga përballja me Leon Edwardsin, pasi pati simptoma të koronavirusit, transmeton Periskopi.
Tash duket se ai ka konfirmuar pensionimin, tre javë më vonë, edhe pse presidenti i UFC-së, Dana White është shprehur i vendosur se fenomeni në ngritje do të rikthehet në qershor.
Chimaev shkroi në rusisht në Instagramin e tij, ku tha: ”Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më dhatë në rrugëtimin tim në këtë sport. Mendoj se po e përfundoj.”
White, i cili së fundmi ia siguroi fluturimin Chimaevit në Las Vegas për trajtim, u shpreh për MMA: ”Kur ai erdhi këtu, doktorët u përkujdesën për të dhe i dhanë prednisone, që është një steroid i tmerrshëm. Ai u stërvit sot, u ndje si m*t, u bë super emocional dhe postoi atë.
”Ai nuk duhet të stërvitet, por e dini, njeriu është bishë. Ai dëshiron të ndeshet çdo fundjavë dhe tash ai nuk mundet as të stërvitet, kështu që ai vetëm u bë emocional dhe postoi atë, por ai nuk do të largohet.” /Periskopi.com/