Sensacionale: Barcelona nuk po mund ta regjistrojë Messin, Depayn dhe Agueron për sezonin e ri

Sensacionale: Barcelona nuk po mund ta regjistrojë Messin, Depayn dhe Agueron për sezonin e ri

Barcelona ka qenë aktive këtë afat kalimtar të verës.

Gjiganti katalunas ka transferuar Sergio Agueron, Memphis Depayn, Eric Garcian dhe Emerson Royalin.

Kontrata e Lionel Messit me klubin skadoi në fillim të muajit, por blaugranët shpresojnë se mund ta vazhdojnë bashkëpunimin me të, transmeton Periskopi.

Mirëpo, pavarësisht ardhjeve të reja, Barcelona nuk po mund ta regjistrojë asnjërin prej tyre në skuadër.

Sipas ‘Goal’, Barça ka arritur kufirin e pagave dhe për këtë arsye nuk mund ta regjistrojë asnjërin prej të lartëpërmendurve.

Klubi duhet të ulë faturën e pagave për 200 mijë eurove, në mënyrë që të bëjë lëvizje të reja.

Fatura e pagave është një problem i madh, por ky nuk është problemi i vetëm i Barcelonës për momentin.

Kjo pasi, katalunasit ia ndërpren kontratën Matheus Fernandesit, vetëm një vit pasi nënshkroi me klubin.

Braziliani, i cili kushtoi 10 milionë euro dhe luajti vetëm 17 minuta për skuadrën, tash po mendon ta raportojë klubin për largim të padrejtë./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: