Senatorja franceze kërkon që Benzemasë t’i hiqet shtetësia dhe “Topi i Artë”, pas akuzave se ka lidhje me terorristët

Senatorja franceze kërkon që Benzemasë t’i hiqet shtetësia dhe “Topi i Artë”, pas akuzave se ka lidhje me terorristët

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka akuzuar hapur sulmuesin francez me origjinë algjeriane, Karim Benzema, për lidhje me organizatën terroriste myslimane, “Vëllazëria Myslimane”.

Polemikat sa vijnë e thellohen, pasi nëse vërtetohet si lajm i bie që të plasë një skandal i madh. Senatorja franceze, Valeri Bojer, ka marrë një nismë ku kërkon që Karim Benzemas t’i hiqet trofeu i “Topit të Artë” dhe shtetësia franceze pas lidhjeve me organizatën terroriste dhe mbështetjes për Gazën në luftën që ka shpërthyer me Izraelin.

Në një peticion të nënshkruar dhe dërguar qeverisë së Francës, të cilën ajo e ka shpërndarë në faqen e saj në “Instagram”, Bojer deklaroi:

“Ne nuk mund të pranojmë që një francez, i njohur ndërkombëtarisht, mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë”.

Benzema bëri publike mbështetjen e tij për popullin e Gazës në një postim në platformën “X” (ish-Tuitter).

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra dhe fëmijë”, shkruante Benzema në postimin e tij.

Shpërndaje në: