Senatori Kennedy trondit Senatin me gjetjet e Elon Musk për USAID
Senatori republikan nga Louisiana, John Kennedy ka mbajtur një fjalim të gjatë në Senatin amerikan ku ka publikuar fakte rreth gjetjeve që ka bërë Elon Musk për mënyrën se si paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga USAID duke i vënë miliarda dollarë në funksion të axhendave të së majtës radikale të mbështetura nga Soros dhe organizatat e tij nëpër botë.
“Zoti Musk po merret me USAID dhe ka zbuluar ndihma shumë të largëta, dhuruar nga Amerika.
Amerikanët janë shumë bujarë, por më lejoni t’ju tregoj se çfarë ka gjetur Musk…Ai ka zbuluar se taksapaguesit amerikanë po i japin para Afganistan-it, Yemen-it, Sirisë…
Ai ka zbuluar se USAID ka 10.000 persona të punësuar dhe çdo vit u japin atyre 40 miliardë dollarë.
Gjithashtu, ai ka zbuluar se USAID ka dhënë para për të mbështetur automjete elektrike në Vietnam, paratë tona, paratë e taksapaguesve tonë…
Musk ka zbuluar se USAID i ka dhënë para një klinike transgjender në Indi. Unë nuk e dija këtë dhe mendoj se as amerikanët nuk e dinin këtë.
Ai ka zbuluar dhe USAID ka dhënë 1.5 milion një organizate LGBTQ të quajtur ‘Grupa’.
Ai ka lexuar një studim të bërë nga Forumi i Lindjes së Mesme dhe ka zbuluar se USAID ka shpenzuar 164 milionë dollarë në mbështetje të organizatave radikale nëpër botë.
Ne nuk po flasim për grupime skautistësh. I janë dhënë 122 milionë dollarë grupeve të rreshtuar me terroristët, me paratë e taksapaguesve tanë.
Sipas këtij raporti të z. Musk, USAID ka dhënë milion dollarë për organizatat në Gaza.
Pse kolegët e mi nuk flasin për këtë?
Marrësit e parave e kanë konsideruar këtë ndihmë si nevojë që tokat e tyre të pastrohen nga papastërtitë e hebrenjve.
Ja për çfarë e japim ne ndihmën jashtë vendit…
Ne kemi dhënë 2 milionë dollarë ndihmë amerikane për ndryshim të gjinive në Guatemala.
Ka zbuluar gjithashtu se kemi dhënë 20 milion dollarë për të prodhuar një program (Sesame Strret Show) në Irak.
Ka zbuluar se kemi dhënë 4.5 milionë dollarë të taksapaguesve tanë për të luftuar disinformimin në Kazakistan, se përmes USAID kemi dhënë 10 milionë dollarë vakte ushqimore për një grup të al Kaedës të quajtur Nusra Front.
Musk ka zbuluar se kemi dhënë 7.9 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë për një projekt që u mësonte gazetarëve në Sri Lanka të evitojnë gjuhen gjinore binare.
Nuk e di as çfarë dreqin është gjuha gjinore binare?
Pse nuk flasin për këtë?
SHBA ka dhënë 1.5 milionë dollarë për advokimin e grupit LGBT në Jamaica.
Kemi dhënë 1.5 milionë dollarë për të rindërtuar ekosistemin mediatik në Kuba.
Kemi dhënë 1.5 milionë dollarë për përfshirjen e artistëve me aftësi të kufizuara në Bjellorusi.
3.9 milionë dollarë kanë shkuar gjithashtu në Maqedoninë e Veriut për çështjet e LGBT-së.
8.3 milionë dollarë për barazi dhe përfshirje në edukim në Nepal.
Mund të vazhdoj pafund…dhe shumë nga kolegët e mi janë mërzitur dhe janë të nervozuar me z. Musk. Ndërsa unë mendoj t’i japim një medalje!”, tha ndër të tjera John Kennedy gjatë fjalimit të tij të gjatë.