Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale
Mendohet se stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shumë sëmundje. Këto quhen ndryshe sëmundje psikosomatike, kanë natyrë fizike, shkaktohen nga faktorë psikologjikë, si dhe nga faktorë që kanë natyrë emocionale.
Shpesh i ndodhur nën stres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik.
Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë.
Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe “mrekullisht” është shëruar plotësisht.