Sëmundjet mendore po përhapen masivisht, prekin 1 në 4 gra
Një në katër femra të reja është prekur njëherë në jetë nga çrregullimet mendore, ku përfshihen problemet emocionale, si depresioni dhe ankthi.
Raporti zyrtar i NHS-së në Angli zbuloi se vajzat e reja të moshës 17-19 vjeç kishin dy herë më shumë gjasa që të kenë problem mendore dhe këtë e raportuan 23.9% e tyre.
Psikiatrit thanë se problemet janë më pak të zakonshme në grupmoshat më të reja, por janë në rritje e sipër.
Çrregullimet mendore po prekin shumë dhe fëmijëët. Nga ata të moshës 5 deri në 15 vjeç, një në nëntë kishte një çrregullim, kur 13 vjet më parë ishin 1 në 10.
Gjetjet bazohen në një sondazh me më shumë se 9.000 të rinjve.