Sëmundja seksualisht e transmetueshme rrit rezistencën ndaj antibiotikëve

Sëmundja seksualisht e transmetueshme rrit rezistencën ndaj antibiotikëve

Super-gonorrea po bëhet më rezistente ndaj antibiotikëve, duke bërë që të ketë mundësi të kufizuara për të trajtuar sëmundjen.

Infeksioni seksualisht i transmetueshëm (STI) po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u trajtuar dhe tani është në gjendje të luftojë tre barna të zakonshme.

Ajo vjen në mes të një rritjeje të madhe të rasteve. Ka pasur pothuajse 45,000 diagnoza në Angli në 2017, një rritje prej 22 për qind në vetëm një vit, tregojnë shifrat.

Super-gonorrea është një nga shumë infeksione rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat së bashku vrasin rreth 700,000 njerëz në mbarë botën çdo vit.

Pacientëve u jepet zakonisht ceftriakson dhe azitromicina për të luftuar gonorren.

Një raporti i Shëndetit Publik zbuloi se rezistenca ndaj këtyre tre ilaçeve vazhdon të rritet duke kufizuar mundësitë e disponueshme për trajtimin e sëmundjes.

Shpërndaje në: