Sëmundja e puthjes, mjekët tregojnë si të mbrohemi nga infeksionet
Puthjet janë fjalët e heshtura thotë një shprehje, por kujdes se mjekët infeksionistë tregojnë se ekziston edhe një sëmundje tjetër e quajtur “Sëmundja e puthjes”.
“Quhet sëmundja e puthjes, pasi mikrobi nga njëri te tjetri kalon me anë të puthjes. Mononukleoza infektive ose sëmundja e puthjes është virale, haset shpesh tek fëmijët dhe deri në moshat 25 vjeç, ku puthjet janë më të shpeshta dhe të shprehura. Është sëmundje që paraqitet fillimisht me temperaturë 37 e gjysmë ose 38. Kemi pezmatim të bajameve gjithmonë. Por bajamet nuk është se janë të qelbëzuara, por kanë një cipë të bardhë në gri që është e infeksionit viral. Kemi vështirësi në gëlltitje dhe në fund atë që quhet zinxhiri i nimfonodulave”, shprehet Sabahet Dedja, mjeke infeksioniste.
Tek fëmijët ne shohim gjendra të zbardhura në formë zinxhiri në të dyja anët. Këto shenja, plus një gjendje e përgjithshme jo e mirë dhe ulje të oreksit, një mjek infeksionist e bëjnë të dyshojë menjëherë se kemi të bëjmë me sëmundjen e puthjes. Sinkron mjekja …..Këta të sëmurë nuk vijnë menjëherë tek ne, por shkojnë në ORL dhe kur shikojnë që gjendja nuk ndryshon në 3 apo 5 ditët e para vijnë tek specialisti.
Mjekët paralajmërojnë të bëhet kujdes me antibiotikët, pasi mund ta komplikojnë më shumë gjendjen.
“Mjekimi me Amoksicilinë dhe Ambicilinë shfaq tek të sëmuret një lloj rashi, puccra të kuqe si vaporet e fëmijëve, që mbushin gjithë trupin. Kjo është e lidhur 100% me përdorimin e antibiotikut. Antibiotiku nuk e vret virusin, por ky lloj mjekimi bashkë me virusin shfaqin efekte anësore që janë të sëmundjes, jo të medikamentit”, shton mjekja.
Sëmundja e puthjes zgjat nga 4 deri ne 6 jave deri në normalizimin e gjendrave. Virusi nuk merret në distancë, por do atë kontaktin e ngushtë të puthjes.
“Është sëmundje që kalon edhe pa mjekim, por kujdes duhet të bëjnë personat e prekur nga mëlçia, nga ky lloj virusi, pasi shkakton hepatitin mononukleozik”, shprehet mjekja.
Mjekja flet edhe për raste konkrete gjatë punës së saj.
“Të tre rastet që kemi patur së fundi kanë qenë të rënda, pasi kanë shfaqur komplikacione dhe kanë përfunduar në spital”, thotë mjekja.