Sëmundja e frikshme e mushkërive që prek më shumë gratë se burrat
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është konsideruar gjithmonë si sëmundje e meshkujve, ndërkohë që aktualisht po vret më shumë gra sesa burra. Gati 8% e e grave në Amerikë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa burrat nën 6%.
Duke qenë se SPOK është lidhur shpesh me burrat, gratë diagnostikohen zakonisht pasi sëmundja ka avancuar. Simptomat e SPOK janë kolla kronike, teshtima, shtrëngime në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, megjithatë mund të ngadalësohet përkeqësimi i saj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë pacientët e diagnostikuar me SPOK është të heqin dorë nga duhani.
SPOK është termi që përfshin disa sëmundje të rënda të mushkërive, si bronkiti kronik, emfizema dhe gjendje të tjera që vështirësojnë funksionimin e mushkërive. Përveç duhanpirjes, faktorë të tjerë si ndotja e ajrit dhe gjenetika mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.
Gratë janë më të rrezikuara se burrat që të kenë përkeqësim të gjendjes si pasojë e infeksioneve ose ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit.