Selmani për grumbullimin e parë te Kosova: Është nder ta përfaqësoj Kosovën

Selmani për grumbullimin e parë te Kosova: Është nder ta përfaqësoj Kosovën

Astrit Selmani duket tejet i lumtur me ftesën e pranuar nga kombëtarja e Kosovës.

Selmani kishte pranuar ta përfaqësonte Kosovën kohë më parë, por probleme të ndryshme si lëndimet e dokumentacionet e vonuan grumbullimin e tij.

Tani, kur po kalon në një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e tij, ai përsëri ka marrë ftesë nga Challandes. Kësaj radhe ai ka reaguar në ‘Instagram’, duke u ndjerë krenar që mori një ftesë të tillë.

“Është një nder ta përfaqësoj Kosovën për kualifikueset e Kupës së Botës”, ka shkruar Selmani në ‘Instastoryn’ e tij, përcjell Periskopi.

Selmani do të jetë në dispozicion të Challandes për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Spanjës e Greqisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: