Selmani mbetet pa zgjedhje: Nuk kam çka të vendosi, Suedia nuk ka shprehur interesim për mua
Ylli i Hammarby, Astrit Selmani është pranë që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës gjatë muajit mars, përcjell Periskopi.
Së fundmi, Selmani ka folur për “Fotbollskanalen”, derisa ka pranuar interesimin e Kombëtares së Kosovës.
Selmani tha se nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare nga Kosova, mirëpo gjithçka është duke u bërë e qartë dhe se ka rregulluar pasaportën.
“Nuk kam pranuar ndonjë ftesë, por kam rregulluar pasaportën. Është duke u bërë e qartë”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Selmani pranoi se ka dëgjuar për interesimin e Kosovës dhe që është afër pranë “Dardanëve”.
“Po kam dëgjuar. Do shohim çfarë do ndodh në ditët në vijim. Për ata që kanë dëgjuar është e drejtë që jam afër”, vazhdoi ai.
Në fund, i pyetur nëse është zgjedhja e vështirë.
“Nuk ka asgjë që duhet të vendos, nuk ka pasur interesim nga Suedia”, përfundoi ai.
Së fundmi, mediat tona kanë raportuar se Selmani do na bashkohet qysh në ndeshjen e radhës kundër Lituanisë.