Selmani bën heroin për skuadrën e Hammarby – siguron një pikë me golin e tij
Astrit Selmani është heroi i Hammarby në ndeshjen e sotme kundër skuadrës së Ostersunds.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, nuk ka arritur më shumë sesa një barazim në ndeshjen që skuadra e tij Hammarby e luajti ndaj Ostersunds.
Për skuadrën e Hammarby edhe barazimi do të ishte kërkesë e lartë, po të mos ishte për sulmuesin kosovar.
Selmani gjeti golin në minutën e 68’ të takimit, për të barazuar shifrat në 1:1, pasi skuadra e tij ishte në disavantazh nga minuta e 38’
???? | SELMANI GOAL
Our striker Astrit Selmani scores a goal to equalise the score against @ofk_1996!
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) August 1, 2021
.
Goli i Selmanit që ka vlerën e një pike e dërgon Hammarby në kuotën e 22 pikëve, për pozitën e katërt në tabelë, pas 13 xhirove të zhvilluara.
Selmani tashmë shkon në kuotën e tri golave dhe pesë asistimeve këtë sezon. Sigurisht, me këtë nivel paraqitjesh ai mund të jetë një figurë kyçe edhe për kombëtaren tonë dhe planët e Bernard Challandes. /Periskopi/