Selmanaj: Të dhënat e institucioneve të Evropës po e demantojnë propagandën perfide të qeverisë
Deputeti Driton Selmanaj ka komentuar raportin e Komisionit Evropian ku thuhet se është rritur numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në BE.
Selmanaj ka thënë se institucionet e Evropës, po demantojnë propagandën e qeverisë.
Postimi i plotë:
Çdo muaj, 550 kosovarë kërkojnë azil në vendet e BE-së!
“Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë në muaj, kanë kërkuar azil në vendet e Evropës” dhe siç thuhet në raportin e KE-së “kjo shifër është dukshëm më e lartë sesa mesatarja në gjashtë vitet e shkuara”.
Në këtë raport thuhet se “disa vende anëtare kanë raportuar rritje domethënëse të kërkesave të pa bazuara për azil nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024”.
Shtrohet pyetja:
Pse po largohen qytetarët nga Kosova, kur sipas Albin HIBRIDIT edhe pse nën sanksione, Kosova po përjeton një zhvillim të pashembullt ekonomik?!
Të dhënat e institucioneve të Evropës, e demantojnë propagandën perfide të qeverisë.