Selmanaj: Reçaku mbetet një plagë e hapur, lavdi të rënëve për liri

Selmanaj: Reçaku mbetet një plagë e hapur, lavdi të rënëve për liri

Kandidati I LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka thënë se masakra në Recak pati tronditur botën ku zbuloi dhe të vërtetën e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.

Ai në Facebook ka thënë se Recaku mbetet plagë e hapur, një thirrje për drejtësi.

 

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë masakrën e Reçakut, ku më 15 janar 1999, 45 jetë të pafajshme u shuan barbarisht nga forcat serbe.

Ky krim mizor tronditi botën, duke zbuluar të vërtetën e hidhur të gjenocidit ndaj popullit të Kosovës dhe duke nxitur ndërhyrjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës.

Reçaku mbetet një plagë e hapur, një thirrje për drejtësi dhe një kujtesë e sakrificës për liri. Nderojmë ata që ranë dhe angazhohemi që të mos i harrojmë kurrë.

Lavdi të rënëve për liri dhe paqe për shpirtrat e tyre!

Shpërndaje në: