Selmanaj – Qeverisë Nëse doni, investoni veç në komuna të VV-së, bile dikush le te ua sheh hajrin
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se dikur i kritikonin që investonin më shumë në komunat që udhëhiqeshin nga ta ndërsa sot i bën thirrje që të investojë kudo.
“Nëse doni, investoni veç në komuna të VV-së, bile dikush le te ua sheh hajrin”, ka shkruar Selmanaj.
“Nese jo krejt Kosova, të paktën qytetarët e Podujeves, Gjilanit dhe Shtimes le të ua shohin hajrin.”
Ai ka thënë se koha e dëshmoi që VV “nuk mund ta menaxhojë një lagje e lëre më shtetin”.
“Koha e dëshmojë që LVV nuk e menaxhon dot një lagje të vetme e lëremë shtetin. 4 vite të qeverisjes së LVV-së; 4 vite të humbura për Kosovën; 4 vite mbytje shprese!”
Ai ka postuar dy fotografi ku shihet një postim i Kurtit i vitit 2023 “autostrada Prishtinë- Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit” dhe një lajm i vitit 2022 ku Liburn Aliu thotë që rruga Prishtinë- Podujevë pritet të përfundoj brenda dy muajve.