Selmanaj, përkrahësve të LDK-së: Ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së

Selmanaj, përkrahësve të LDK-së: Ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së

Kandidati për deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, i ka bërë thirrje simpatizantëve të LDK-së për një fushatë të qetë dhe civilizuese.

Ai ka kërkuar nga ta që kjo fushatë të shndërrohet në festë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Selmanaj ka shkruar se në këtë fushatë duhet të dëshmohet kulturë demokratike dhe vetëdije shtetërore.

“Ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së. Sot fillon fushata zgjedhore. Anëtarë, simatizantë të LDK-së, qytetarë të nderuar të Republikës sonë, ju që jetoni në mërgatë! Të gjithë pa përjashtim duhet të dëshmojmë kulturën tonë demokratike, vetëdijen tonë shtetërore që e kemi trashëgim nga lideri ynë historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe këtë duhet ta dëshmojmë me sjelljen tonë të kulturuar gjatë gjithë fushatës elektorale. Me kulturën tonë duhet ta shndërrojmë fushatën në festë, në festë të madhe të fitores së LDK-së”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka kërkuar edhe nga mërgata që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

“Brenda Kosovës fillon fushata, ndërsa mërgata jonë ka filluar të votojë me postë. Ju ftojmë të gjithë juve që jeni ne vende të ndryshme të botës që ta shfrytëzoni të drejtën e votës dhe të votoni për LDK-në, për ndryshimin e madh e të domosdoshëm për vendin. Bashkë me kandidatin tonë për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me ekspertët më të mirë është hartuar programi ynë, i cili është i gjallë, është i prekshëm, është i realizueshëm. Ky program me synime dhe adresime të qarta në: ekonomi, arsim, shëndetësi, mbrojtje, kulturë e sport, është platforma e cila do të garantoj mirëqenie më të mirë, ekonomi më prosperues arsim më cilësorë, shëndetësi funskionale dhe zhvillim të gjithëmbarshëm shoqërorë!”, ka shkruar Selmanaj.

Shpërndaje në: