Selmanaj për Kurtin: S’e mbajti asnjë premtim, nuk e la asnjë shenjë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka mbajtur asnjë premtim. Selmanaj ka përmendur premtimin e Kurtit se nuk do të shkojë në dialog me Serbinë pa kërkim falje dhe se do ta kushtëzojë dialogun me të pagjeturit.
Selmanaj thotë se Kurti s’e ka mbajtur asnjë prej këtyre dy premtimeve dhe për më keq ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, që sipas deputetit të LDK-së, ëshë në dëm të Kosovës.
Sipas deputetit të LDK-së, Qeveria Kurti ka menaxhuar me 12 miliardë euro dhe nuk e ka lënë as edhe një shenj.
Postimi i plotë:
Dje Kosova shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, me kryeministrin që bëri homazhe dhe vizitoi gratë në Krushën e Vogël. Megjithatë, ajo që mungoi ishte një kërkim falje, pasi është i vetmi politikan në Kosovë që ka shfrytëzuar edhe këtë çështje të ndjeshme për përfitime politike.
Nuk pamë asnjë kërkim falje për dështimin në realizimin e shumicës së planit të tij për krimet e luftës. Madje Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore përpara se të formohej qeveria, kishte vizituar nënat gjakovare të cilave u kishte thënë se është i bindur që dialogu duhet të kushtëzohet me të pagjeturit. Por ajo çfarë ndodhi gjatë qeverisjes së tij, ishte shkelja me dhjetra herë e këtij premtimi.
Jo që nuk e kushtëzojë dialogun me çështjen e të pagjeturve, por shkoj edhe më larg duke pranuar marrëveshje si ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të cilat janë në dëm të Kosovës.
Të mos harrojmë se zgjedhjet janë një proces ku politikanët premtojnë, dhe populli, përmes votës, zgjedh kë t’i zbatojë ato. Në vitin 2021, shumica e qytetarëve ia besuan Albinin detyrën për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur.
Mirëpo, pas 4 vitesh dhe me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, a mund të tregoni një shenjë ✅ te ndonjë premtimi të përmbushur? Gjykojeni vetë.
U harrua kushtëzimi i dialogut.
U harrua padia ndaj Serbisë për gjenocid.
U harruan të gjitha….
E vetmja gjë që duket se është arritur është barazimi i krimeve shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës me disa raste të serbëve të zhdukur gjatë luftës.