Selmanaj për buxhetin 2025: S’ka plan, veç propagandë e dështim
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se buxheti i votuar nga pushteti për vitin 2025 është i krizës.
Sipas Selmanajt, s’ka asnjë plan për të ardhmen dhe se kjo s’është qeverisje, por menaxhim i dështimit.
Postimi i plotë:
Buxhet me logjikë krize!
Kur 74.13% e buxhetit të vitit 2025 shkon për paga, subvencione dhe shpenzime operative, ndërsa vetëm 25.87% për investime, është e qartë se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e mbajnë vendin në vendnumëro.
Ky është buxheti i krizës, jo i zhvillimit!
Ku janë investimet që krijojnë vende pune? Ku është zhvillimi ekonomik, infrastruktura moderne, shëndetësia dhe arsimi cilësor?
S’ka asnjë plan për të ardhmen, vetëm shpenzime për të blerë qetësi momentale. Kjo s’është qeverisje, por menaxhim i dështimit!
Shkurt: s’ka vizion, s’ka plan, veç propagandë e dështim!