Selmanaj pasi në veturën e Kajtazit u gjet pajisje përgjuese: Diktatura brina nuk ka, duhen hetime të thella
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas pajisjes përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Selmanaj në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë “diktatura brina nuk ka”.
“Duhet në mënyrë urgjente, njësitet hetuese të policisë dhe forenzikes ta konfirmojnë se kush është blerësi dhe poseduesi i paisjes përgjuese të gjetur në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Nëse kjo konfirmohet, atëherë dorëheqja dhe përgjegjësia penale e Shefit dhe Kryeinspektorit të AKI-së, është më se urgjente.” – ka shkruar tutje ai.
Selmanaj ka kërkuar hetime edhe nga Prokuroria Speciale.
“Po ashtu duhen hetime të thella nga Prokuroria Speciale, duke mos përjashtuar edhe nivelin politikë.
Përgjimi dhe internimi përmes mjeteve parapolitike janë metoda të vendeve me logjikë jo demokratike, bolshevike dhe diktatoriale!
Siguria individuale dhe demokracia jonë janë në rrezik serioz nga logjika diktatoriale e Albin Kurtit!” – u shpreh ai.