Selmanaj: Nesër varrimi i Haxhi Thaçit, do jetë solidarizim për Hashimin dhe një protestë kundër padrejtësisë

Selmanaj: Nesër varrimi i Haxhi Thaçit, do jetë solidarizim për Hashimin dhe një protestë kundër padrejtësisë

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit.

Selmanaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se nesër varrimi i Haxhi Thacit, do të jetë një solidarizim me presidentin Hashim Thaqi dhe një protestë kundër kësaj padrejtësie.

‘Padrejtësia e një gjykate raciste, tashmë është shpërfaqur me krejt brutalitetin e saj.  Lajmi i mirë është se ka një ndergjegjsim  dhe mosbesim në rritje ndaj kësaj gjykate fashiste e denigruese kundër vlerave historike të shtetit të Kosovës.

Dhembja e presidentit për vdekjën e babain të tij sot është dhembja e Kosovës.  Nesër varrimi i Haxhi Thaqit, do të jetë një solidarizim me presidentin Hashim Thaqi dhe një protestë kundër kësaj padrejtësie”, ka shkruar Selmanaj.

Ndërsa ka shtuar se tani është koha e fundit ti themi stop padrejtësisë.

Shpërndaje në: