Selmanaj në Gjermani: Me bashkëatdhetarët biseduam për aktualitetin politik në Kosovë

Selmanaj në Gjermani: Me bashkëatdhetarët biseduam për aktualitetin politik në Kosovë

Driton Selmanaj ishte mysafir tek disa bashkëatdhetarë në Gjermani.

Ai tha se atje biseduan për situatën politike në Kosovë dhe nevojën për ndryshime në qeverisjen e Kosovës pas 9 shkurtit.

 

Postimi i plotë:

Bashkë me ish Kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e degës së LDK-së për Bayern Saranda Musliu dhe ish deputetin Xhavit Ukaj, ishim të nderuar të ishim mysafir tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

Isuf Shala, një ndërmarrës i jashtëzakonshëm ishte nikoqir i këtij takimi, ku na ofroj mundësinë që me bashkatdhetarët të diskutojmë për aktualitetet politike në Kosovë dhe nevojën për ndryshimet e domosdoshme që duhet të sjellin zgjedhjet e 9 shkurtit në qeverisjen e Kosovës.

Gjithmonë krenar me mërgatën tonë të bekuar!

Faleminderit për mikpritjen dhe organizimin z.Isuf Shala dhe kompania “Shala”.

Shpërndaje në: