Selmanaj: Marrëveshja e Washingtonit është historike, dëmtuesit e Republikës marrin fund më 9 shkurt
![Selmanaj: Marrëveshja e Washingtonit është historike, dëmtuesit e Republikës marrin fund më 9 shkurt](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/Driton-Selmanaj-600x360-1-500x300.jpg)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë vlerësim pozitiv për Marrëveshjen e Washingtonit në një intervistë për një media spanjolle.
Selmanaj ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit është historike dhe sipas tij “mashtruesit dhe dëmtuesit” e Republikës së Kosovës do të marrin fund më 9 shkurt 2025.
“E kemi thënë gjithmonë, Marrëveshja e Washingtonit është Marrëveshje historike për Kosovën.
Mashtruesit, dëmtuesit e Republikës, do marrin fund me 9 shkurt 2025!”, ka shkruar ai.