Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.
Ai në një shkrim në Facebook ka përmendur disa prej veprimeve të pushtetit:
“- Përgjojnë paligjshëm gazetarë;
– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;
– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;
– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;
– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;
– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;
– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;
– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;
– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;
– Vjedhin në energjinë elektrike;
– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;
– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;
– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.”
Në fund, Selmanaj ka thënë:
“Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!”