Selmanaj i LDK-së: Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit

Selmanaj i LDK-së: Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë këto katër vite kryeministri Albin Kurti ka qenë udhëheqës i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

“Për qytetarët e Kosovës tashmë është shumë e qartë, Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit!”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

Në këto 4 vite, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë pasur një udhëheqës të vetëm politik, e ai ka qenë Albin Kurti!

Për qytetarët e Kosovës tashmë është shumë e qartë, Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit!

Shpërndaje në: