Selmanaj: Hetimi dhe përgjegjësia administrative dhe penale e KQZ është e domosdoshme, për rikthimin e besimit në këtë proces!

Selmanaj: Hetimi dhe përgjegjësia administrative dhe penale e KQZ është e domosdoshme, për rikthimin e besimit në këtë proces!

Driton Selmanaj nga LDK, ka reaguar pas telasheve që uebfaqja e KQZ-së po ka në vazhdimësi gjatë procesit të numërimit të votave, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Selmanaj kërkoj hetim për KQZ’në.

“Fillimisht ju dështoj sistemi për procesimin e rezultateve preliminare, kurse tash po ju dështon fillimi i procesit të numërimit fizik, në qendrat e numërimit nëpër qytete. Edhe pse sot është dita e 3-të pas përfundimit të zgjedhjeve, në Prizren ende nuk është gati për të filluar ky proces”, shkroi mes tjerash Selmanaj.

Postimi i plotë:

KQZ, po dështon në realizimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për administrimin e procesit zgjedhor.
Fillimisht ju dështoj sistemi për procesimin e rezultateve preliminare, kurse tash po ju dështon fillimi i procesit të numërimit fizik, në qendrat e numërimit nëpër qytete. Edhe pse sot është dita e 3-të pas përfundimit të zgjedhjeve, në Prizren ende nuk është gati për të filluar ky proces.
Hetimi dhe përgjegjësia administrative dhe penale e KQZ është e domosdoshme, për rikthimin e besimit në këtë proces!
Besimi tashmë është cenuar!
P.S. Gjithë këto probleme u paraqiten edhe pse kishin kohë të mjaftueshme në dispozicion.
Çfarë do ndodhte po t’i kishim zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Shpërndaje në: