Selmanaj: Dejona Mihali është “masha” e Albinit për korrupsion masiv tek 1 mijë kontratat sekrete në të gjitha ministritë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se Dejona Mihali “është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj u shpreh se edhe Albin Kurti mund të ftohet për intervistim nga Prokuroria, shkruan Periskopi.
Postimi i plotë:
Kam thënë me kohë, që krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar. Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijenin e Albin Kurtit.
Dejona Mihali është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un.
Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe ate!