Selmanaj: 17.7 euro, taksa zhvatëse e Albin Kurtit – krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se pagesa prej 17 eurove si taksë e shkyçjes nga KEDS-i, është “taksë zhvatëse e Albin Kurtit”.
Selmanaj ka thënë se kjo taskë hyri në fuqi nga vendimi i ZRRE-së, që janë emëruar nga kryeministri, Albin Kurti.
“Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.”
“Ju lutem kontaktoni deputetët e VV që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
17.7 Euro – Taksa Zhvatëse e Albin Kurtit
Edhe pse premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti.
Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.
Ju lutem kontaktoni deputetët e VV që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?
P.S: Në Norvegji nuk ka kësi takse zhvatëse.
Ta gëzoni qeverinë e majtë që “mendon vetëm për popull”!