Selimi i reagon VV-së për papunësinë: Gënjeshtra të mallkuara dhe statistika
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi Vetëvendosje publikoi një sondazh, ku pretendohet se papunësia në Kosovë është katër për qind.
Selimi në rrjetin social “X” ka shkruar: “Mark Twains ka thënë: “ka gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara dhe statistika”
Tutje ai ka thënë se ky është një numër absurd.
“Mark Twains ka thënë: “ka gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara dhe statistika.” Partia në pushtet në Kosovë po përhapet rreth një sondazhi që pretendon se papunësia në Kosovë është ulur në 4%, kjo është më e ulët se mesatarja e BE-së prej 6%, ose Shqipëria me 12%. Është padyshim një numër absurd, i krijuar nga ajri”, ka shkruar Selimi.
Mark Twains once said: “there are lies, damned lies, and statistics”. Ruling party in Kosovo is spreading around a poll claiming unemployment in Kosovo is down to 4%. That’s lower than EU average of 6%, or Albania at 12%. It’s obviously an absurd number, conjured from thin air. pic.twitter.com/L5VNx0yHU4
— Petrit Selimi (@Petrit) September 18, 2024