Selimi: Hamza është i pozicionuar më së miri për të krijuar një qeveri të re
Petrit Selimi, analist, ka shkruar në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, në të cilat VV-ja doli e para me 40.8 për qind.
Megjithatë, sipas Selimit, Albin Kurti, kryetar i VV-së, nuk i ka shanset më të mira për të bërë qeverinë.
Selimi ka shkruar se Hamza është më së miri i pozicionuar për të krijuar një qeveri të re.
“Zgjedhjet nacionale kanë përfunduar në Kosovë. Partia në pushtet humbet shumicën qeverisëse, opozita fiton vota dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza duket i pozicionuar më së miri për të krijuar një qeveri të re”, ka shkruar Selimi.