Selektori i ri i Kosovës, Hadar: Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë, ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime

Selektori i ri i Kosovës, Hadar: Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë, ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e Përfaqësueses A, Rami Hadar.

Hadar së fundi u shpall kampion i Kosovës me Pejën, duke dëshmuar se është një trajner i nivelit të lartë, ndërsa ka përvojë të madhe në basketbollin evropian.

Rami Hadar ka mbi 30 vjet përvojë në basketbollin evropian, ku ka drejtuar skuadra të mëdha si Maccabi Haifa, Maccabi Haifa dhe Maccabi Be’er Sheva.

Për të do të jetë hera e parë që udhëheq një kombëtare A, ndërsa tani i njeh shumicën e basketbollistëve vendorë të Kosovës. Ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Izrael dhe ka përvojë në ligën më të fortë evropiane, Euroleague, që njihet si trajneri më i mirë izraelit.

Trajneri Hadar ka falënderuar Federatën për besimin e dhënë dhe ka premtuar që do të jap maksimumin.

“Së pari falënderoj Federatën për mundësinë. Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë dhe së bashku me këtë punë vjen dhe përgjegjësia e saj dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime. E shoh si një sfidë në karrierën time si dhe një nga punët më të rëndësishme”.

Tutje Hadar ka thënë së beson në ‘rosterin’ e lojtarëve dhe në lojtarët, por gjithashtu janë duke shikuar edhe mundësinë e natyralizimit të lojtarëve, të cilët do të mund të kontribuojnë.

Hadar ka folur edhe për Kosovën si vend, duke e cilësuar edhe të bukur dhe me njerëz shumë mirëpritës.

Shpërndaje në: