Sekuestrohen 66 thika e pesë boksa metalikë në Pejë
Policia e Kosovës të mërkurën ka sekuestruar 66 thika e pesë boksa metalikë gjatë një operacioni në rrugën “Qarshia e Gjatë” në Pejë.
Përveç thikave e boksave të hekurit, janë sekuestruar edhe dy revole në formë shkrepëse e një shufër metali.
Sekuestrimet janë bërë ndaj tre shitësve ambulantë, për të cilët kanë nisur procedurat ligjore.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 11.12.2024, ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.
Duke përfillur procedurat ligjore, tek tre (3) persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:
- Gjashtёdhjetё e gjashtё (66) mjete tё mprehta (brisk)
- Pesё (5) boksa metalik
- Dy (2) revole shkrepsё
- Njё (1) shufёr metali
Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit