Seksi në verë, më i bukur por më i vështirë!
Thuhet se stina e verës është stina e seksit.
Muzika e mirë në bregdet, deti, jodi, koktejlet, trupi i ekspozuar dhe rrezet e diellit e rrisin shumë dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale pooor, gjithmonë ka një por.
Ekspertët e seksit dhe sitet dedikuar marrëdhënieve intime, sugjerojnë se seksi shijon shumë gjatë verës, absolutisht por është më i këshillueshëm në dimër, nëse listën me arsyet si më poshtë do mundeni ta zbatoni:
• Askush nuk mban erë të mirë gjatë një dite të nxehtë me diell (Imagjinoni pak erën e tmerrshme të dikujt që ka punuar gjithë ditën, edhe sikur të ketë bërë dush, imagjinoni lodhjen gjatë seksit dhe djersitjen, e tmerrshme).
• Dita është shumë e ndritshme dhe seksi gjithmonë është më tërheqës nën praninë e errësirës. (Imagjinoni të bëni seks në dimër, ndërkohë që jashtë është errësirë)
• Nuk mund të bëni seks nën çarçafë pasi është shumë, shumë nxehtë ( Kjo gjithmonë hidhet poshtë kur keni kondicioner, ose jeni nga ata që fatura e dritave gjatë verës ju vjen e lartë).
• Keni lëkurë të djegur nga dielli dhe çdo prekje ju shkakton dhimbje (As nuk mund t’a çojmë nëpër mend diçka te tillë, të dhemb shpirti kur e mendon jo më të të ndodhë)
• Nëse përgjatë verës mund t’a keni problem që të tjerët të shohin shenjat tuaja në trup të lëna nga seksi, aq më tepër nëse jeni në punë nuk tingëllon aspak serioze, nuk mund t’i fshihni shenjat (Në dimër i fut një shall sipër dhe je në rregull).
• Nisur tek puna e djerësitjes më sipër, nuk mund të bëni seks të shpejtë, pa paramendim e të dalë ku të dalë, arsye të cilën më mirë nuk po e shkruajmë se tingëllon shumë shëmtuar (E kuptoni vetë ju)
Vlen për t’u theksuar se: Kjo nuk do të thotë që duhet të rrini pa bërë seks, pavarësisht situatës!